• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
STERILIZIMI/ SPAK: Rjepaj përdori të dhëna të rreme në studimin e fizibilitetit, ia dërgoi koncesionari…
Home
Aktualitet
Kronikë

STERILIZIMI/ SPAK: Rjepaj përdori të dhëna të rreme në studimin e fizibilitetit, ia dërgoi koncesionari…

23 August, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ish-zëvendës ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj përdori në studimin e fizibilitetit të dhënat e kompanisë që fitoi koncesionin e sterilizimit me vlerë 100 mln euro, duke i pasqyruar si mendim të shefave të shërbimeve të kirurgjisë.

SPAK thotë se një fakt të tillë e zbuloi përmes këqyrjes së e-mailit të doktor Orion Gliozhenit, i cili gjatë marrjes në pyetje deklaroi se listën me setet kirurgjikale ia kishte dërguar sekretarja e tij e cila e ka marrë nga sekretarja e zv.ministrit Klodian Rjepaj.

Sipas Prokurorisë së Posaçme nga verifikimet e komunikimeve me e-mail rezultoi se e-maili ishte nisur nga Rjepaj të sekretarja e tij dhe kjo e fundit e ka shpërndarë për shefat e shërbimit të kirurgjisë me shënimin se është porosi e zv.ministrit.

“Nga këqyrja e e-mailit të doktor Orion Gliozhenit në disa sete kirurgjikale kur printohen gjendet e stampuar “Steritalia SPA” që nga të dhëna hetimore rezulton të jetë një kompani italiane e krijuar dhe administruar nga Umbro Staccini.

Pra, lista e instrumenteve kirurgjikale dhe setet kirurgjikale që Klodian Rjepaj i ka dërguar shefave të shërbimit të Kirurgjisë dhe më pas shtojcë të dokumenteve standarde të koncesionit vërehet se janë të Steritalia SPA. Kjo kompani ka qenë në pronësinë dhe administrimin e Umbro Staccinit i cili është njëkohësisht edhe pronar i Tecnostanimed SRL që është edhe kompania përbërëse e bashkimit të operatorëve ekonomikë fitues të koncesionit”, thekson prokuroria.

Në dosje sqarohet se tej se Klodian Rjepaj iu ka servirur shefave të shërbimit pikërisht materialet që i ka vënë në dispozicion Umbro Stavvini dhe këta të fundit duke u mbështetur në këtë material t’i kthenit përgjigje atij, në cilësinë e zv.ministrit të Shëndetësisë për ta pasqyruar më pas në dokumentin “Studim i fizibilitetit” si mendim i shefave të shërbimit”.

“Këto të dhëna – thekson SPAK – tregojnë njohjen e Klodian Rjepaj me Umbro Staccinin dhe përfshirjen e pronarëve të kompanisë të koncesionit të Saniservice gjatë gjithë procesit përgatitor të studimit të fizibilitetit”.
Në dosjen e SPAK thuhet gjithashtu se ish-Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ishte në dijeni të marrëdhënies së ngushtë mes ish zv.ministrit Klodian Rjepaj dhe biznesmenit Ilir Rrapaj, si dhe përfshirjen e këtij të fundit në periudhën parapërgatitore të studimit të fizibilitetit që i japi rrugës dhënies së koncesionit kompanisë Sani Service

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LAJM I MIRË PËR EMIGRANTËT/ Marrja e nënshtetësisë gjermane tani më e lehtë, Berlini jep dritën jeshile...
Previous article DUA LIPA FESTOI 28-VJETORIN/ Pamjet nga darka luksoze me partnerin, familjen dhe miqtë

s.autor

Postime të ngjashme

GJOBË FERMERËVE? Penalizim deri në 1 milion lekë për këdo që gënjen ose refuzon të plotësojë censin Aktualitet

GJOBË FERMERËVE? Penalizim deri në 1 milion lekë për këdo që gënjen ose refuzon të plotësojë censin

DYSHOHEN PËR PËRFSHIRJE NË ORGANIZIMIN E PROTESTAVE NË TIRANË/ Ndalohen në Qafë Thanë tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut Aktualitet

DYSHOHEN PËR PËRFSHIRJE NË ORGANIZIMIN E PROTESTAVE NË TIRANË/ Ndalohen në Qafë Thanë tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut

U RRËZUA TEKSA KULLOSTE BAGËTITË/ 69-vjeçari transportohet me helikopter në Tiranë Aktualitet

U RRËZUA TEKSA KULLOSTE BAGËTITË/ 69-vjeçari transportohet me helikopter në Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT