• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET NË KUKËS/ PL me 2 komisionerë, reagon PD: Shërbimi i radhës ndaj oligarkisë politike
Home
Politikë

ZGJEDHJET NË KUKËS/ PL me 2 komisionerë, reagon PD: Shërbimi i radhës ndaj oligarkisë politike

20 August, 2023 s.autor Politikë

Partia Demokratike ka reaguar sot pas vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, i cili i dha dje vetëm një komisioner për zgjedhjet në Kukës, teksa PL-së 2 të tillë.

Zëdhënësja e PD, Mirela Karabina deklaroi sot se Komisioneri Shtetëror Celibashi bën shërbimin e radhës ndaj oligarkisë politike kundër Partisë Demokratike, emëron Partinë e Lirisë të Ilir Metës si partinë më të madhe opozitare në shkelje të Kodit Zgjedhor, duke e interpretuar ligjin dhe jo duke e zbatuar atë.

Sipas saj, as më shumë e as më pak, i njëjti veprim konfuzues i qëllimshëm për demokratët dhe elektoratin opozitar si në zgjedhjet e 14 majit kur Komisioneri Celibashi, rast i paprecedentë, përcaktoi “emocionalisht” dhe jo institucionalisht se kush është shumicë në PD dhe pengoi regjistrimin në kohë të saj për zgjedhjet vendore.

Ajo thekson se Partia Demokratike do të mbrojë çdo votë në zgjedhjet e 24 Shtatorit, si në rrafshin politik ashtu dhe në atë ligjor.

DEKLARATA E PLOTË

Vendimi “emocional” i Komisionerit kundër Partisë Demokratike

Partia Demokratike Dega Kukës është në procesin e përzgjedhjes së një kandidati dinjitoz gjithëpërfshirës për t’i kthyer dinjitetin Bashkisë së Kukësit të mbërthyer nga antivlerat dhe imoraliteti, siç dhe ka deklaruar publikisht këto ditë.

Pikërisht në këto momente Komisioneri Shtetëror Celibashi bën shërbimin e radhës ndaj oligarkisē politike kundër Partisë Demokratike, emëron Partinë e Lirisë të Ilir Metës si partinë më të madhe opozitare në shkelje të Kodit Zgjedhor, duke e interpretuar ligjin dhe jo duke e zbatuar atë.

Kështu, Partia e Lirisë (ish-LSI) do të ketë dy komisionerë në KZAZ ndërsa Partia Demokratike vetëm një për zgjedhjet e 24 shtatorit për kryetar bashkie, sipas tij.

As më shumë e as më pak, i njëjti veprim konfuzues i qëllimshëm për demokratët dhe elektoratin opozitar si në zgjedhjet e 14 majit kur Komisioneri Celibashi, rast i paprecedentë, përcaktoi “emocionalisht” dhe jo institucionalisht se kush është shumicë në PD dhe pengoi regjistrimin në kohë të saj për zgjedhjet vendore.

Pavarësisht se e drejta fitoi, PD u regjistrua siç ligji e përcakton me logo e vulë, por dēmi u bë: çorientimi i demokratëve dhe mosqartēsia se çfarë po ndodhte me PD-në duke refuzuar votën, 250 mijë vota demokratësh më pak apo dhe të elektoratit opozitar munguan, edhe për këtë arsye.

Por demokratët e Kukësit, dhe jo vetëm, duhet të jenë të qetë se, që PD është partia më e madhe opozitare nuk e vendos as KQZ, dhe as pasunarët politiko-oligarkikë të Tiranës por vota e tyre dhe ligji.
Partia Demokratike do të mbrojë çdo votë të tyre nē zgjedhjet e 24 Shtatorit, si nē rrafshin politik ashtu dhe në atë ligjor.
Çdo përpjekje e maxhorancës për të krijuar një opozitë farsë, pra jo reale, janë të dështuara pasi demokratët nuk mund të përdoren mē si mish për top.

Aq më tepër në këtë gusht e shtator përvëlues politik, ku më në fund, funksionimi i drejtësisë përmes SPAK po vë para përgjegjësisë politikanë e zyrtarë të korruptuar, të paprekshëm deri më sot, të majtë e të djathtë.

Ndërkohë që qytetarët e Kukësit vuajnē pasojat e keqmenaxhimit të qytetit nga keqqeverisja lokale e korruptuar por dhe kthimin e zyrave shtetërore në “bordello të licensuara” nga kryetari, pēr fatin e tyre u dashka të vendosin
interesat e sëmura të Tiranës.

Po pse? Për interesa të kujt? Të demokratëve as që bëhet fjalë!

Kështu që, demokratët e Kukēsit janë në një moment të rëndësishëm dhe duhet të dalin mbi këtë zallamahi interesash personalë, të kujdo qofshin ato.

Ky model i deformuar i qeverisjes
së qytetit nga maxhoranca e korruptuar e incerenatorëve dhe e kullave duhet të ndalet.
Dhe më mire se demokratët e Kukësit në këto momente, nuk mund ta bëj kush.

Qytetarët kuksianë meritojnë të qeverisen ndershëm me përkushtim dhe pa hije korrupsioni nga pas.
Dhe kjo mund të arrihet vetëm me kundër modelin, të cilin PD e Kukësit do të duhet të ofrojë.

Përpëlitjet e establishmetit të vjetër politik janë djallëzore dhe në kurriz të interesave të qytetarëve por kuksianët nuk do të mund t’i manipulojnë kollaj.

Ndaj, zgjedhja e një kandidati të gjithëpranuar që vendos Kukësin para partisë dhe detyrën e konsideron si përgjegjësi dhe në shërbim të qytetarëve, është domosdoshmëri.

Komisioneri Celibashi dhe shpura pasi tij përkohësisht mund ta keqpërdorin ligjin në kurriz të Partisë Demokratike, por kurrsesi nuk mund ta zhbëjnë dot atë.

Partia Demokratike është partia më e madhe opozitare, pasi këtë e ka vendosur vota e qytetarëve dhe ligji!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MË RREZIKOHET JETA"/ U arrestua në Tiranë për tentativë vrasjeje të dyfishtë, i riu polak kërkon të mos ekstradohet në vendin e tij
Previous article "MENDOVA SE ISHTE 19-VJEÇ"/ Azilkërkuesi afgan, dënohet me 12 vite burg pasi përdhunoi 2 herë të miturën shqiptare

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA ËSHTË NË SULM NGA ARMIQTË..."/ Rama për CNN: Nuk ekziston diçka e tillë si ‘ishulli i familjes Trump’ Politikë

"SHQIPËRIA ËSHTË NË SULM NGA ARMIQTË..."/ Rama për CNN: Nuk ekziston diçka e tillë si ‘ishulli i familjes Trump’

"NUK SHEH SYRI, SHEH MENDJA"/ Rama reagon sërish për protestat për Zvërnecin: Kuptojeni kush vjen në Shqipëri, jo për ta prishur po vetëm për ta lartësuar Politikë

"NUK SHEH SYRI, SHEH MENDJA"/ Rama reagon sërish për protestat për Zvërnecin: Kuptojeni kush vjen në Shqipëri, jo për ta prishur po vetëm për ta lartësuar

PROTESTUESIT NUK I TREMBEN AS SHIUT/ Thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion Politikë

PROTESTUESIT NUK I TREMBEN AS SHIUT/ Thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT