Megaoperacioni i ditës së sotme që u zhvillua nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me SPAK, ka “futur në rrjetë” emra të bujshëm të fushës së krimit.
Në foton e mësipërme duket një prej të arrestuarve, të cilit i vihen prangat nga efektivi i policisë.
Megaoperacioni u shtri në disa qytete, përfshirë Tiranën, Shkodrën dhe Kukësin, ku janë kryer disa arrestime.
Në prangat e Policisë së Shtetit Oltian Bistri, me detyrë ish drejtor i policisë operacionale. Është arrestuar edhe biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita.


