• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA/ Zelensky: Krimea së shpejti pjesë integrale e Ukrainës! Forcat ruse sulme me raketa në Odesa…
Home
Nderkombetare

LUFTA/ Zelensky: Krimea së shpejti pjesë integrale e Ukrainës! Forcat ruse sulme me raketa në Odesa…

27 July, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Forcat ruse vijuan sulmet me raketa e dronë ndaj objekteve ku magazinohet gruri ukrainas, duke shkaktuar një viktimë në Odesa dhe shkatërruar 26 objekte të drithërave. Presidenti rus Putin u bëri të ditur vendeve afrikane se Rusia mund të zëvendësojë brenda 3-4 javësh grurin ukrainas që i furnizonte. Nga ana tjetër Zelensky tha se shumë shpejt Krimea do të jetë pjesë integrale e territorit të Ukrainës.

Presidenti Ukrainas Volodimir Zelenky deklaroi se shumë shpejt rajoni i Krimesë i aneksuar në 2014 nga Rusia, do të jetë pjesë integrale e territorit të Ukrainës siç ka qenë më parë. Ai u bëri thirrje pushtuesve rusë që të shikonin mundësinë të kthehen në shtëpitë e tyre për aq kohë sa Ura e Krimesë ende është funksionale.

Rusia do ta humbasë këtë luftë dhe asnjë raketë nuk do ta shpëtojë atë”, thuhet në mesazhin e Zelenskyt.

Ndërkaq Forcat ruse kanë vijuar sulmet me dronë dhe raketa në Ukrainë, duke shkaktuar viktima dhe dëme. Objektivi kryesor I sulmeve ruse kanë qenë objekte të eksportit të drithërave. Raketat Kalibr të lëshuara nga një nëndetëse ruse në Detin e Zi vranë një roje sigurie dhe dëmtuan një terminal mallrash në rajonin e Odesës, thanë autoritetet. Porti i Odesës që është kryesori në Detin e Zi, është shënjestruar vazhdimisht nga sulmet ruse javët e fundit.

“Fatkeqësisht, ka viktima në mesin e popullatës civile, ndërtesat e banimit janë shkatërruar”, deklaroi ushtria.

Ndërsa ministri ukrainas i Infrastrukturës, Oleksandr Kubrakov, tha se Rusia dëmtoi dhe shkatërroi 26 objekte në porte apo objekte magazinimi të grurit që kur refuzoi ta zgjaste marrëveshjen që lejonte eksportin e drithërave ukrainase në botë.Zyrtari ukrainas tha se qëllimi i sulmeve ruse është “privimi i botës nga ushqimi ukrainas, duke nxitur një krizë globale ushqimore.

Port presidenti rus Vladimnir Putin u ka bërë të ditur vendeve afrikane se Rusia është në gjendje të zëvendësojë eksportin e grurit ukrainas, ç’ka mund të ndodhë për 3-4 muaj.

Ndërkohë aleatët e NATO-s dhe Ukraina dënuan vendimin e 17 korrikut të Rusisë për t’u tërhequr nga marrëveshja e grurit të Detit të Zi, ndërsa kritikuan sulmet që i cilësuan si përpjekje të qëllimshme të Moskës për të ndaluar eksportet bujqësore të Kievit. Në një deklaratë pas takimit të Këshillit NATO-Ukrainë në Bruksel, Aleanca tha se dënojnë sulmet me raketa të Rusisë në Odesa, Mykolayiv dhe porteve ku janë objektet e magazinimit të grurit, duke I konsideruar ato cinike. “Rusia vazhdon të tregojë mungesë respekti të plotë për ligjin ndërkombëtar dhe për njerëzit në mbarë botën që varen nga gruri ukrainas”, tha në një deklaratë zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana. Për më tepër, aleatët e NATO-s thanë se do të rrisin mbikëqyrjen në rajonin e Detit të Zi përmes avionëve të patrullimit detar dhe dronëve.

Forcat ruse vijuan sulmet me raketa e dronë ndaj objekteve ku magazinohet gruri ukraines, duke shkaktuar një viktimë në Odesa dhe shkatërruar 26 objekte të drithërave. Presidenti rus Putin u bëri të ditur vendeve afrikane se Rusia mund të zëvendësojë brenda 3-4 javësh grurin ukrainas që i furnizonte. Nga ana tjetër Zelensky tha se shumë shpejt Krimea do të jetë pjesë integrale e territorit të Ukrainës.

Presidenti Ukrainas Volodimir Zelenky deklaroi se shumë shpejt rajoni i Krimesë i aneksuar në 2014 nga Rusia, do të jetë pjesë integrale e territorit të Ukrainës siç ka qenë më parë. Ai u bëri thirrje pushtuesve rusë që të shikonin mundësinë të kthehen në shtëpitë e tyre për aq kohë sa Ura e Krimesë ende është funksionale. “Rusia do ta humbasë këtë luftë dhe asnjë raketë nuk do ta shpëtojë atë”, thuhet në mesazhin e Zelenskyt.

Ndërkaq Forcat ruse kanë vijuar sulmet me dronë dhe raketa në Ukrainë, duke shkaktuar viktima dhe dëme. Objektivi kryesor I sulmeve ruse kanë qenë objekte të eksportit të drithërave. Raketat Kalibr të lëshuara nga një nëndetëse ruse në Detin e Zi vranë një roje sigurie dhe dëmtuan një terminal mallrash në rajonin e Odesës, thanë autoritetet. Porti i Odesës që është kryesori në Detin e Zi, është shënjestruar vazhdimisht nga sulmet ruse javët e fundit.

“Fatkeqësisht, ka viktima në mesin e popullatës civile, ndërtesat e banimit janë shkatërruar”, deklaroi ushtria.

Ndërsa ministri ukrainas i Infrastrukturës, Oleksandr Kubrakov, tha se Rusia dëmtoi dhe shkatërroi 26 objekte në porte apo objekte magazinimi të grurit që kur refuzoi ta zgjaste marrëveshjen që lejonte eksportin e drithërave ukrainase në botë.Zyrtari ukrainas tha se qëllimi i sulmeve ruse është “privimi i botës nga ushqimi ukrainas, duke nxitur një krizë globale ushqimore.

Port presidenti rus Vladimnir Putin u ka bërë të ditur vendeve afrikane se Rusia është në gjendje të zëvendësojë eksportin e grurit ukrainas, ç’ka mund të ndodhë për 3-4 muaj.

Ndërkohë aleatët e NATO-s dhe Ukraina dënuan vendimin e 17 korrikut të Rusisë për t’u tërhequr nga marrëveshja e grurit të Detit të Zi, ndërsa kritikuan sulmet që i cilësuan si përpjekje të qëllimshme të Moskës për të ndaluar eksportet bujqësore të Kievit. Në një deklaratë pas takimit të Këshillit NATO-Ukrainë në Bruksel, Aleanca tha se dënojnë sulmet me raketa të Rusisë në Odesa, Mykolayiv dhe porteve ku janë objektet e magazinimit të grurit, duke I konsideruar ato cinike. “Rusia vazhdon të tregojë mungesë respekti të plotë për ligjin ndërkombëtar dhe për njerëzit në mbarë botën që varen nga gruri ukrainas”, tha në një deklaratë zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana. Për më tepër, aleatët e NATO-s thanë se do të rrisin mbikëqyrjen në rajonin e Detit të Zi përmes avionëve të patrullimit detar dhe dronëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MISIONI I SPAK/ PAMJE nga arrestimet e bujshme, momenti kur i dyshuari shtrihet në tokë
Previous article NË KËRKIM PREJ MUAJSH/ 32-vjeçari në Tiranë nuk i bindet urdhrit të Policisë për të ndaluar, “fundoset” nga…(EMRI)

s.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi Botë

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik Botë

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës? Botë

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT