• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
POLICIA MONITORON BREGDETIN/ Bllokon 8 mjete lundruese në Shëngjin! Gjobiten drejtuesit e tyre
Home
Breaking News

POLICIA MONITORON BREGDETIN/ Bllokon 8 mjete lundruese në Shëngjin! Gjobiten drejtuesit e tyre

17 July, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Nga kontrollet e ushtruara përgjatë bregdetit, policia kufitare ka bllokuar 8 mjete lundruese, Jet Ski, të cilat rezultuan me mungesë dokumentacioni në bord. Për pasojë pronarët e tyre u ndëshkuan secili me masën administrative 10 mijë lekë të rinj.

Në zbatim të masave të përcaktuara, për ushtrimin e kontrolleve në të gjithë hapësirën ujore të vendit, Njësia Policore Detare, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Shëngjin, nisur dhe nga disa raste të denoncimeve nga qytetarët, për shkeljen e perimetrit të sigurisë, kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në hapësirën detare nga Shëngjini në Tale, për verifikimin e mjeteve lundruese, me qëllimin e vetëm parandalimin e incidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e pushuesve.

Në vijën bregdetare dhe hapësirën detare të Shëngjinit, u kontrolluan 13 mjete lundruese dhe 8 prej tyre, mjete argëtuese Jet Ski, rezultuan me mungesë dokumentacioni në bord

Për këtë arsye, u bë bllokimi administrativ i 8 mjeteve Jet Ski dhe pronarët e këtyre mjeteve lundruese u ndëshkuan secili me masën administrative 10 000 lekë të rinj.

Policia e Shtetit apelon sërish për të gjithë operatorët ekonomikë që ofrojnë shërbimin e lundrimit, në hapësirat detare, liqenore dhe lumore, që të pajisen me dokumentacionin përkatës, konform ligjit, të mos cenojnë perimetrin ujor të sigurisë për pushesit, si dhe të përmbushin kriteret për sigurinë e pasagjerëve, siç është pajisja e pasagjerëve me jelekë shpëtimi.

Gjithashtu, Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë çdo indicie për paligjshmëri në këtë fushë.

Monitorimi i vijës bregdetare dhe i hapësirës ujore në të gjithë vendin, vijon.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I DËNUAR ME 15 VITE BURG PËR TERRORIZËM/ Apeli lë në fuqi vendimin për iranianin, dyshohet se ishte pjesë e MEK-ut
Previous article ERDOGAN NIS TURNEUN NË GJIRIN PERSIK/ Optimist për marrëveshjen e grurit

s.autor

Postime të ngjashme

"MASHTRUESA..."/ Si nisi sherri mes 3 vëllezërve Bushgjokaj e Petit Çakrit (BISEDAT) Aktualitet

"MASHTRUESA..."/ Si nisi sherri mes 3 vëllezërve Bushgjokaj e Petit Çakrit (BISEDAT)

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i qëndrueshëm dhe temperatura të larta Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i qëndrueshëm dhe temperatura të larta

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve Aktualitet

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT