• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E RËNDË/ Ekzekutohet biznesmeni shqiptar i kazinove dhe pijeve alkoolike në Shkup, plagoset miku i tij
Home
Breaking News

E RËNDË/ Ekzekutohet biznesmeni shqiptar i kazinove dhe pijeve alkoolike në Shkup, plagoset miku i tij

15 July, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ekzekutimi i biznesmenit shqiptar, në fushën e kazinove dhe tregtimit të pijeve alkoolike në Shkup Orhan Bajrami, dhe mikut të tij nga Maqedonia e Veriut, Sead Slezoviç në orët e para të mëngjesit në Halkidiki të Greqisë dyshohet se ka lidhje me larje hesapesh mes grupeve rivale.

Vrasja u shënua rreth orës 03:30 minuta të mëngjesit të 15 korrikut. Mediat greke shkruajnë se sipas dëshmitarëve, sulmuesit e maskuar hynë në dhomën e hotelit ku po qëndronin 39 vjeçari Orhan Bajrami i njohur me pseudonimin Oki dhe 45 vjeçari Sead Slezoviç dhe kanë qëlluar me më shumë se 20 plumba.

Mediat në Greqi por dhe në Maqedoni e lidhin ekzekutimin si larje hesapesh mes narko grupeve kriminale në territorin e Shkupit dhe disa ekzekutime që kanë ndodhur vitet e fundit, shkruanAlsat mk

Në 6 mars të këtij viti në Çarshi të Shkupit u vra Jeton Krivanjeva – Zhilla dhe Enes Iseni,

Më pas më 15 qershor në Prishtinë, pas një përleshje me armë mbeti i vrarë Blerim Daçi, po nga Çairi i Maqedonisë së Veriut. Për këtë vrasje dyshohet se autor ka qenë Orhan Bajram i cili u ekzekutua sot në Greqi.

Ambasada: Autorët me maska

Ngjarja është konfirmuar zyrtarisht edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut.

“Pas informacionit për vrasjen në Halkidiki të Greqisë, Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Athinë ka kontaktuar institucionet kompetente, përkatësisht policinë në Selanik dhe prej aty është konfirmuar se në Sani Vilas të Hanioti dy persona të maskuar kanë hapur zjarr mbi dy shtetas të Maqedonisë së Veriut. Të dy u dërguan në spitalin e përgjithshëm të Halkidikit, ku njëri nuk u mbijetoi plagëve, ndërsa tjetri për nga ashpërsia e plagëve të marra, u transportua në një spital tjetër, në Poligiros. Sipas informacioneve të Ambasadës, disa ekipe të policisë greke ndodhen aktualisht në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme.

Autorët janë ende në kërkim ndërsa mësohet se drejt tyre janë qëlluar 20 plumba.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË PYJET QË MBRON UNESCO/ Rrajca prej 6 vitesh pjesë e trashëgimisë botërore
Previous article "UNË JAM VAJZA E TIJ, GJAKU I TIJ"/ Babai e braktisi, ish-banorja e BBV bën lutjen e ndjerë: Dua ta ritakoj

s.autor

Postime të ngjashme

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen... Breaking News

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen...

SKANDAL NË SARANDË/ Postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej… Aktualitet

SKANDAL NË SARANDË/ Postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

E PËSON KEQ/ Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër Aktualitet

E PËSON KEQ/ Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT