• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NË PYJET QË MBRON UNESCO/ Rrajca prej 6 vitesh pjesë e trashëgimisë botërore
Home
Sociale

NË PYJET QË MBRON UNESCO/ Rrajca prej 6 vitesh pjesë e trashëgimisë botërore

15 July, 2023 s.autor Aktualitet, Sociale

Kjo mrekulli natyrore ndodhet në Rrajcë. Fshati shtrihet në lartësitë e Librazhdit dhe është pjesë e Parkut Kombëtar Shebenik Jabllanicë.

Në 7 korrik 2017, në Sesionin e 41-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore, pyjet e paprekura të ahut në Rrajcë u shpallën pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-S.

Pyjet e ahut janë 200-300 vjeçare dhe shtrihen në lartësinë mbi 1900 metra mbi nivelin e detit.

Të tilla hapësira me pemë shekullore janë të rralla në Evropë. Pyjet e paprekura garantojnë vijueshmërinë e habitateve.

Janë mbi 4 mijë e 700 hektarë që shërbejnë si strehë e mbrojtje për shumë krijesa, kërpudha, insekte apo edhe kafshët e tjera të mëdha si arinjtë.

Bukuritë e jashtëzakonshme të Rrajcës tërheqin turistë të shumtë. Por specialistët thonë se edhe me zhvillimin e turizmit duhet treguar kujdes në mënyrë që të mos ketë ndotje dhe dëmtime.

Çdo gjë aty bëhet sipas ligjeve të natyrës e larg ndikimit te njeriut. Flora e saj përmban ahun, bredhin, pishën, lisin, shelgun.

Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë fillon në verilindje të Librazhdit dhe shtrihet mbi një sipërfaqe rreth 34.000 hektarë. Përgjithësisht është i mbuluar nga pyjet por në të gjenden edhe burime dhe dy lumenj të mëdhenj në veri lumi i Qarrishtës dhe në jug lumi i Bushtricës. Bukurinë zonës ja shtojnë edhe 14 liqene akullnajore

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TË KRYHET VETTINGU I POLITIKANËVE"/ Basha: Ahmetaj dhe zyrtarët e tjerë, dëshmi se Rama ka ndërtuar...
Previous article E RËNDË/ Ekzekutohet biznesmeni shqiptar i kazinove dhe pijeve alkoolike në Shkup, plagoset miku i tij

s.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SARANDË/ Postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej… Aktualitet

SKANDAL NË SARANDË/ Postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

E PËSON KEQ/ Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër Aktualitet

E PËSON KEQ/ Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër

QYTETARËT NË PROTESTË PREJ 41 DITËSH/ Kërkohet largimi i Ramës dhe Berishës Aktualitet

QYTETARËT NË PROTESTË PREJ 41 DITËSH/ Kërkohet largimi i Ramës dhe Berishës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT