Është korrik dhe plazhet janë të mbushura plot me pushues, ashtu sikurse edhe në Durrës, ku pjesa më e madhe e tyre janë shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Por megjithë fluksin e lartë, vrojtuesit mungojnë.
Menaxhuesit privatë të plazheve e kanë detyrim ligjor që të ndërtojnë një kullë dhe të punësojnë një vrojtues plazhi. Por në fakt, në kulla vihet re se nuk ka asnjë njeri.
Por pushuesit shprehen se ndihen të sigurt në plazh dhe se nuk kanë pasur probleme të kësaj natyre.
“Ndihemi të sigurtë”
“Ka shumë siguri në det, ka vrojtues që shikojë a ka ndodnjë rast për shpëtim ose ndonje gjë tjetër”. tha njëe pushues.
Ndërsa pushues të tjerë thonë se nuk kanë parë vrojtues plazhi, që të këshillojnë njerëzit për kushtet e detit për notim, apo të paralajmërojnë nëse ka rrezik


