• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NATO E VENDOSUR/ Stoltenberg: Do të kërkojmë veprime konkrete ndaj Kinës në takimin e Vilnusit
Home
Nderkombetare

NATO E VENDOSUR/ Stoltenberg: Do të kërkojmë veprime konkrete ndaj Kinës në takimin e Vilnusit

7 July, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Në takimin e nivelit të lartë të NATO-s vitin e kaluar në Madrid, aleanca për herë të parë e njohu Kinën si një sfidë sigurie. Javën e ardhshme, ndërsa krerët e NATO-s takohen për një takim të nivelit të lartë në Vilnius të Lituanisë, ata do të ndërmarrin veprime konkrete.

Korrespondentja e Zërit të Amerikës pranë Shtëpisë së Bardhë, Patsy Widakuswara, i hedh një vështrim nevojës së NATO-s për të krijuar një qasje koherente ndaj asaj që e sheh si kërcënim ndaj Kinës dhe pengesave që mund të hasë për ta bërë një gjë të tillë.

Lufta në Ukrainë dhe tensionet në ngushticën e Tajvanit janë gjeografikisht të largëta. Por gjeopolitikisht, të dyja janë të ndërlidhura, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në fillim të këtij viti në Tokio.

“Nëse presidenti Putin fiton në Ukrainë, kjo do të dërgonte mesazhin se regjimet autoritare mund të arrijnë qëllimet e tyre përmes forcës brutale. Kjo është e rrezikshme. Pekini po shikon nga afër dhe po nxjerr mësime që mund të ndikojnë në vendimet e tij në të ardhmen”.

Nëse udhëheqësi kinez Xi Jinping vendos të pushtojë Tajvanin, Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja mund të tërhiqen pa dashje në konflikt – një emergjencë që aleanca duhet të planifikojë. Vitin e kaluar në Takimin e Madridit, Koncepti Strategjik i NATO-s e quajti Kinën “sfidë sistemike për sigurinë euroatlantike”.

Këtë vit në takimin e Vilniusit, në Lituani, ata do të duhet ta kthejnë konceptin në veprim.

Përtej Tajvanit dhe shqetësimeve për lirinë e lundrimit, NATO-ja është e shqetësuar nga kontrolli në rritje i Pekinit mbi infrastrukturën kritike evropiane si rrjeti 5G, dhe ndikimi i funksionimit të tij.

“Pra, aktivitetet kibernetike dhe hibride, por edhe më në përgjithësi, ndikimi politik kinez në Evropë është sigurisht një shqetësim në rritje”, thotë Anca Agachi me Këshillin e Atlantikut.

Partnerët e Indo-Paqësorit – Australia, Japonia, Zelanda e Re dhe Koreja e Jugut morën pjesë në takimin e nivelit të lartë të NATO-s vitin e kaluar dhe do të marrin pjesë përsëri në Vilnius.

“Këto vende të Indo-Paqësorit, kanë një përvojë unike duke u angazhuar me Kinën dhe mund të sjellin një perspektivë të vlefshme në diskutim” tha John Kirby me Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Ndërsa aleatët mund të bien dakord se sfida e Kinës është reale, ata ndryshojnë në mënyrën se si ta trajtojnë atë.

Shumë vende evropiane mbështeten shumë në investimet dhe tregtinë kineze. Sipas të dhënave të BE-së, Kina përbën pothuajse 10% të eksporteve të Evropës dhe rreth 20% të importeve të saj./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SIGURIA E PUSHUESVE/ Shfrytëzuesit e plazheve private në Durrës shpërfillin detyrimet ligjore për vrojtuesit
Previous article TURI BALLKANIK/ Abazoviç pret Ramën në Podgoricë, mbajnë takim kokë më kokë

s.autor

Postime të ngjashme

SULMI I RI I ERDOGANIT NDAJ IZRAELIT/ Gjenocidistët do të mposhten, shekulli i Turqisë së fortë ka filluar Botë

SULMI I RI I ERDOGANIT NDAJ IZRAELIT/ Gjenocidistët do të mposhten, shekulli i Turqisë së fortë ka filluar

MOTI I KEQ NË ITALI/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana Botë

MOTI I KEQ NË ITALI/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini Botë

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT