• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRITOL BANESËS NË SHKODËR/ Zbardhet dëshmia e biznesmenit: Nuk kam konflikte me askënd
Home
Breaking News

TRITOL BANESËS NË SHKODËR/ Zbardhet dëshmia e biznesmenit: Nuk kam konflikte me askënd

29 June, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me shpërthimin me tritol të regjistruar në orën e para të mëngjesit të sotëm në banesën e shtetasit Agim Uraj në Shkodër. Ngjarja ndodhi në lagjen “10 korriku” në hyrje të qytetit. 52-vjeçari është biznesmen prej vitesh në Shkodër.

Në momentin e shpërthimit të lëndës plasëse mësohet se familja Uraj ndodhej brenda banesës. Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Persona ende të paidentifikuar kanë vendosur lëndën plasëse në derën hyrëse të shtëpisë, në një ndërtesë 3 katëshe. Edhe pse sipas policisë vendore të Shkodrës sasia e vendosur nuk ka qenë shumë e madhe sërish shpërthimi është dëgjuar në atë zonë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë vendore të Shkodrës duke nisur hetimet për këtë shpërthim. Deri më tani nuk është arritur që të bëhet i mundur identifikimi i vendosjes së tritolit në banesën e biznesmenit Agim Uraj.

Gjithsesi dyshohet se kanë qenë dy persona, të cilët kanë hedhur lëndë eksplozive dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur. Nga ana e saj policia është duke punuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje. Banesa ku ndodhi shpërthimi me tritol është e monitoruar nga kamerat e sigurisë dhe policia i ka sekuestruar për të bërë të mundur këqyrjen e tyre. Ndërkohë biznesmeni Agim Uraj ka dhënë deklaratën e tij për policinë duke thënë se nuk e ka idenë se kush mund të jenë autorët që kanë vendosur tritolin dhe se nuk ka konflikte me asnjë person. Policia ende nuk e ka një pistë të saktë hetimi edhe pse dyshimi kryesor lidhet me aktivitetin e 2-vjeçarit si biznesmen në Shkodër. Policia dhe prokuroria e Shkodrës janë duke hetuar për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të shpërthimit me tritol në banesën e shtetasit Agim Uraj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MUZIKË E LARTË PAS MESNATËS, KUNDËRSHTOI POLICINË/ Arrestohet 45-vjeçari në Gjirokastër (EMRI)
Previous article "VAJZËN E QUAJTI ARJOLA"/ Kuksiani regjistroi foshnjën inekzistente si të bijën, gazetari: Ka marrë para për 19 vite

s.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Nga Kruja në Tiranë për të shitur pistoletën, arrestohet te ‘Kthesa e Kamzës’ 26-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Nga Kruja në Tiranë për të shitur pistoletën, arrestohet te ‘Kthesa e Kamzës’ 26-vjeçari

ATENTATI ME ARMË NË DURRËS/ Arrestohet pas një viti autori 35-vjeçar Aktualitet

ATENTATI ME ARMË NË DURRËS/ Arrestohet pas një viti autori 35-vjeçar

TRE ORË LUFTË ME FLAKËT/ Përfshihet nga zjarri kodra e fshatit Skrevan në Dimal Aktualitet

TRE ORË LUFTË ME FLAKËT/ Përfshihet nga zjarri kodra e fshatit Skrevan në Dimal

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT