• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“VAJZËN E QUAJTI ARJOLA”/ Kuksiani regjistroi foshnjën inekzistente si të bijën, gazetari: Ka marrë para për 19 vite
Home
Aktualitet
Kronikë

“VAJZËN E QUAJTI ARJOLA”/ Kuksiani regjistroi foshnjën inekzistente si të bijën, gazetari: Ka marrë para për 19 vite

29 June, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një histori e rrallë dhe e pazakontë vjen nga qyteti i Kukësit. Një burrë, (sot 57 vjeç), 21 vite më parë, në moshën 36-vjeçare ka arritur të regjistrojë si vajzën e tij, një fëmijë që nuk ekzistonte.

Fëmijën e pretenduar që askush nuk e kishte sjellë në jetë, por që e regjistroi në certifikatë familjare si të tijën, në vitin 2021, burri e shpalli të vdekur, dhe e çregjistroi nga gjendja civile.

I ftuar në “Shqipëria LIVE”, gazetari Ervin Leka ka zbuluar se burri e kishte bërë këtë për para, pasi per rreth 19 vite ka marrë një pension, si familje me shumë fëmijë.

Skenar filmi! Kuksiani regjistroi si fëmijën e tij vajzën që nuk ekzistonte, në 2021-shin e shpalli të vdekur
“I lindi ideja qetë kishte 3 fëmijë, në mënyrë që të përfitonte nga shpërblimi që i jepej nga shteti si familje me shumë fmëijë. Vajzën inekzistente e quajti Arjola. Ai ka përfituar një ndihmë financiare për gati 19 vite. Në vitin 2021, ku vajza e supozuar ka mbushur 18 vjeç, ai e ka shpallur të vdekur pasi autoritetet kanë insistuar për të parë vajzën.

Sipas hetimeve, polciia ka thënë se vajza nuk ka ekzistuar kurrë dhe kj është zbuluar në vitin 2021, pasi nuk kishte asnjë ceremoni mortore. Ai vetë ka thënë se gjithçka e ka bërë për shkak të gjendjes ekonomike, e ka bërë i vetëm. Ndërkohë, më pas ka lindur dhe dy fëmijë të tjerë në vitin 2004 dhe 2005, duke e çuar kështu numrin në 5 fëmijë. Edhe pse lindën fmëijët e tjerë nuk e çregjistroi vajzën më herët. Në ato vite ai ishte i papunë dhe ishte në vështirësi ekonomike.”- tha gazetari.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRITOL BANESËS NË SHKODËR/ Zbardhet dëshmia e biznesmenit: Nuk kam konflikte me askënd
Previous article E PËSON KEQ/ Transportonte me kamionçinë 33 emigrantë të paligjshëm, pranga 38-vjeçarit në Sarandë

s.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Nga Kruja në Tiranë për të shitur pistoletën, arrestohet te ‘Kthesa e Kamzës’ 26-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Nga Kruja në Tiranë për të shitur pistoletën, arrestohet te ‘Kthesa e Kamzës’ 26-vjeçari

ATENTATI ME ARMË NË DURRËS/ Arrestohet pas një viti autori 35-vjeçar Aktualitet

ATENTATI ME ARMË NË DURRËS/ Arrestohet pas një viti autori 35-vjeçar

TRE ORË LUFTË ME FLAKËT/ Përfshihet nga zjarri kodra e fshatit Skrevan në Dimal Aktualitet

TRE ORË LUFTË ME FLAKËT/ Përfshihet nga zjarri kodra e fshatit Skrevan në Dimal

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT