• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KUJDES NGA DIETAT DRASTIKE/ Mund t’ju dëmtojnë rëndë, çfarë duhet të bëni
Home
Shëndet

KUJDES NGA DIETAT DRASTIKE/ Mund t’ju dëmtojnë rëndë, çfarë duhet të bëni

21 June, 2023 s.autor Shëndet

Metabolizmi apo tretja është një sistem mjaft kompleks. Ai përcakton hapat që trupi ndërmerr për djegien e kalorive dhe sasinë e nevojshme të ushqimit që nuk ndikon në shtimin në peshë.

Si çdo gjë tjetër në organizëm, edhe metabolizmi ka nevojë për vendime të shëndetshme në ushqyerje.

Një pjesë e metabolizmit është përtej kontrollit tënd

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, ritmet e metabolizmit apo tretjes janë të ndryshme.

Kur trupi është në fazë pushimi, ritmi i metabolizmit përcakton sasinë e nevojshme të energjisë për funksionin e organeve.

Ky ritëm nuk mund të kontrollohet nga individi. Më pas kemi metabolizmin që nxitet nga ushqyerja.

Ai përcakton energjinë e nevojshme për konsumin dhe tretjen e ushqimeve. Ky i fundit mund të përshpejtohet falë ushqimeve pikante dhe çajit jeshil.

Muskujt në kontroll të metabolizmit

Një masë muskulare prej 450 gramësh djeg 7-10 kalori në ditë, ndërsa e njëjta sasi mase dhjamore djeg 2 ose 3 kalori në ditë.

Masa muskulare nis të dobësohet pas të njëzetave, thonë studimet të cilave u referohet AgroWeb.org. Në moshën 70 vjeçare, metabolizmi gjatë fazës së pushimit është 15 përqind më i ngadaltë se në rini. Prandaj është e këshillueshme që njerëzit të përqendrohen në forcimin e masës muskulare gjë që rrjedhimisht çon në përmirësimin e metabolizmit.

Mungesa e Proteinës Ngadalëson Metabolizmin
Funksionaliteti i trupit bazohet në praninë e amino acideve dhe proteinave. Muskujt kanë një rezervat të pasur të tyre.

Kur humbisni masë muskulare, vuajtja më e madhe i shkon metabolizmit. Ekspertët rekomandojnë konsumin e rregullt e të paktën 15 gramë proteina në ditë, të cilat gjenden lehtësisht tek veza dhe qumështi.

Dietat Drastike Ushqimore Janë Armiqtë e Metabolizmit

Çdo regjim ushqimor që synon rënien e shpejtë nga pesha do të ngadalësojë ndjeshëm metabolizmin. Bashkë me masën dhjamore, njeriu humbet edhe masë muskulare.

Ekspertët shpjegojnë se pjesës së trurit që menaxhon metabolizmin nuk i intereson aspak nëse nuk ju bën më fustani apo pantallonat e preferuara. Kjo zonë e trurit është më e përqendruar në sasinë e nevojshme të energjisë për mbijetesë. Nëse dëshironi të humbisni në peshë, merreni shtruar.

Përpiquni të humbisni të paktën 10 përqind të peshës trupore, ta mbani këtë peshë për 3 deri në 6 muaj dhe më pas të fokusoheni në humbje të mëtejshme të peshës.

Metabolizmit i pëlqen gjumi
Një natë pa gjumë mund të tjetërsojë metabolizmin dhe të nxisë shtimin në peshë. Mungesa e gjumit e ngadalëson metabolizmin, sepse gjatë gjumit trupi riparohet nga dëmet dhe djeg kalori.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MUXHAHEDINËT NËN HETIM/ Zbardhen ARSYET e vdekjes së viktimës në kamp
Previous article FITOI MANDATIN E DYTË NË DURRËS/ Emirjana Sako betohet dhe merr detyrën e kryebashkiakes

s.autor

Postime të ngjashme

E DINIT? Dieta MIND mund të ngadalësojë plakjen e trurit me deri në 2.5 vite Shëndet

E DINIT? Dieta MIND mund të ngadalësojë plakjen e trurit me deri në 2.5 vite

SHIFRAT SHQETËSUESE TË OBSH: Obeziteti te fëmijët është katërfishuar në nivel global Shëndet

SHIFRAT SHQETËSUESE TË OBSH: Obeziteti te fëmijët është katërfishuar në nivel global

INFARKTI NUK NJEH MOSHË/ Alarmi i kardiologëve: Po shtohen rastet te të rinjtë Shëndet

INFARKTI NUK NJEH MOSHË/ Alarmi i kardiologëve: Po shtohen rastet te të rinjtë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT