• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FITOI MANDATIN E DYTË NË DURRËS/ Emirjana Sako betohet dhe merr detyrën e kryebashkiakes
Home
Politikë

FITOI MANDATIN E DYTË NË DURRËS/ Emirjana Sako betohet dhe merr detyrën e kryebashkiakes

21 June, 2023 s.autor Politikë

Kryetarja e bashkisë së Durrësit Emirjana Sako bëri sot betimin para këshilltarëve bashkiakë për të nisur zyrtarisht mandatin e dytë të drejtimin e bashkisë së Durrësit për një tjetër mandat 4 vjeçar.

Ndërkohë pas 4 vitesh, opozita rikthehet të bëhet pjesë e parlamentit të qytetit me 13 anëtarë të dalë nga koalicioni “Bashkë fitojmë” dhe 5 anëtarë nga PD.

Pjesa e mbetur e mandateve u shkon partive të vogla, respektivisht 3 mandate për Partinë Agrare Ambientaliste, 1 mandat Partia Socialdemokrate dhe 1 mandat për Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet.

Ani Dyrmishi është rizgjedhur në krye të Këshillit Bashkiak Durrës.

Në total kanë votuar të 49 anëtarët që ishin të pranishëm dhe 40 vota kanë shkuar për Dyrmishin, ndërsa 9 të tjera ishin të pavlefshme.

Për Dyrmishin kanë votuar edhe anëtarë të opozitës, pasi 18 prej tyre janë nga radhët opozitare (13 nga Bashkë Fitojmë dhe 5 nga PD). Dyrmishi ka mbajtur detyrën e kreut të Këshillit Bashkiak edhe në mandatin e fundit.

Surprizë ishte bashkimi i votave të PS me Partinë Demokratike për zgjedhjen e një prej nënkryetarëve të Këshillit bashkiak Durrës që do të përfaqësonin opozitën, duke i dhënë kështu këtë post Edlira Devollit.

Ndërkohë nënkryetare tjetër e Këshillit është zgjedhur Alneida Rroshi nga radhët e PS-së.

Në garë për zëvendëskryetar ishin 5 kandidatët: Nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” Ardian Muka i cili mori 7 vota dhe Edlira Shemsi e cila mori 9 vota.

Nga Partia Demokratike Edlira Devolli mori 32 vota

Nga Partia Socialiste Alneida Rroshi mori 35 vota dhe Silvana Agasi 2 vota

Në përfundim të mbledhjes u zgjodhën dhe anëtarët e Këshillit të Qarkut, nga të cilët koalicioni “Bashkë Fitojmë” nuk pranoi të propozonte asnjë emër duke u tërhequr nga procesi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUJDES NGA DIETAT DRASTIKE/ Mund t'ju dëmtojnë rëndë, çfarë duhet të bëni
Previous article NGA BLOGERE, TANI NË AKTORE/ Si ndryshoi jeta e Sara Hoxhës pas lidhjes me Ledri Vulën

s.autor

Postime të ngjashme

PËRFSHIRJA NË PROTESTA/ Ministri Demo: Fëmijët nuk e kanë vendin mes dhunës, së shpejti platforma “Help for You” kundër abuzimeve online Politikë

PËRFSHIRJA NË PROTESTA/ Ministri Demo: Fëmijët nuk e kanë vendin mes dhunës, së shpejti platforma “Help for You” kundër abuzimeve online

TRYEZA KOMBËTARE/ Nga rrjetet sociale te përgjegjësia e prindërve, Rama prezanton masat për mbrojtjen e fëmijëve: Së shpejti nisim diskutimin publik Politikë

TRYEZA KOMBËTARE/ Nga rrjetet sociale te përgjegjësia e prindërve, Rama prezanton masat për mbrojtjen e fëmijëve: Së shpejti nisim diskutimin publik

"BUXHET HISTORIK, MBI 10 MILIARDË EURO"/ Rama: Mesazhi i qartë, duam më shumë biznese e investime vendase e të huaja Politikë

"BUXHET HISTORIK, MBI 10 MILIARDË EURO"/ Rama: Mesazhi i qartë, duam më shumë biznese e investime vendase e të huaja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT