• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EMRAT/ Ishin mbjellë në një zonë të pyllëzuar, sekuestrohen 580 fidanë me kanabis, 2 në kërkim në Librazhd
Home
Aktualitet
Kronikë

EMRAT/ Ishin mbjellë në një zonë të pyllëzuar, sekuestrohen 580 fidanë me kanabis, 2 në kërkim në Librazhd

18 June, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Zbulohen sekuestrohen 580 fidanë me kanabis në Librazhd, ndërsa në kërkim janë shpallur 2 kultivues droge.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në kërkim është shpallur Serxho Dosku, 35 vjeç, dhe Klodian Dosku, 40 vjeç.

Mësohet se droga ishte mbjellë në një zonë të pyllëzuar dhe të thellë malore, në fshatin Koshorisht.

NJOFTIMI I POLICISE
Finalizohet operacioni policor i koduar “Çereshta”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Librazhd, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale dhe ato “Shqiponja”, të DVP Elbasan. Evidentohen 580 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, gati për t’u mbjellë në një sipërfaqe toke të hapur rishtas në një zonë të pyllëzuar dhe të thellë malore.

Identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetas si autorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale dhe vijon puna për kapjen e tyre. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe 1 automjet, i cili dyshohet se përdorej nga autorët. Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe prodhimit të kanabisit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Librazhd, se në territorin e fshatit Koshorisht, Librazhd, në vendin e quajtur “Çereshta” kishin përshtatur terrenin për kultivimin e bimëve narkotike, kanë kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin policor të koduar “Çereshta”.

Shërbimet e Policisë Librazhd, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale dhe ato “Shqiponja”, të DVP Elbasan, gjatë kontrollit të territorit, duke përdorur dhe dronët e Policisë, bazuar dhe në informacioet e siguruara më parë, në territorin e fshatit Koshorisht, në vendin e quajtur “Çereshta”, gjetën në një zonë të pyllëzuar 580 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa të kultivuar në kubikë gati për mbjellje në një sipërfaqje toke të hapur rishtas për këtë qëllim.

Fidanët u asgjësuan me anë të djegies dhe një sasi u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet e shpejta hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të 2 shtetasve, si autorë të dyshuar të këtij rasti, konkretisht shtetasit S. D., 35 vjeç dhe K. D., 40 vjeç, banues në Librazhd.

Vijon puna për kapjen e këtyre shtetasve, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të dyshuar të implikuar, në këtë veprimtari.

Gjatë kontrollit, në afërsi të vendit ku u gjetën fidanët, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale edhe një automjet që dyshohet se përdorej nga autorët.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJIKE/ Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin, humb jetën 8-vjeçarja
Previous article VIZITA E PARË PAS 5 VITESH/ Blinken nis takimet me zyrtarët në Kinë, shpresohet për stabilizim të raporteve mes dy vendeve

s.autor

Postime të ngjashme

SHTËPI PËR ÇIFTET E REJA/ Prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit Aktualitet

SHTËPI PËR ÇIFTET E REJA/ Prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit

TRAGJIKE NË LIQENIN E KOMANIT/ Humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët Aktualitet

TRAGJIKE NË LIQENIN E KOMANIT/ Humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës Aktualitet

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT