• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIZITA E PARË PAS 5 VITESH/ Blinken nis takimet me zyrtarët në Kinë, shpresohet për stabilizim të raporteve mes dy vendeve
Home
Nderkombetare

VIZITA E PARË PAS 5 VITESH/ Blinken nis takimet me zyrtarët në Kinë, shpresohet për stabilizim të raporteve mes dy vendeve

18 June, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka nisur vizitën në Kinë dhe është takuar me homologun e tij kinez, Qin Gang. Blinken do të qëndrojë në Kinë për dy ditë për të zhvilluar bisedime me zyrtarët kinezë.

Kjo është vizita e parë e një diplomati amerikan në Kinë në pothuajse pesë vjet. Zyrtarët amerikanë thanë se qëllimi kryesor i bisedimeve është stabilizimi i raporteve me Kinën që janë bërë ekstremisht të tensionuara.

Blinken para pesë muajsh kishte shtyrë këtë vizitë, pas fluturimit të një balone të dyshuar kineze të spiunazhit në hapësirën ajrore amerikane. SHBA-ja ka ulur pritjet për këtë vizitë dhe të dyja palët e kanë bërë të qartë se nuk presin ndonjë rezultat të madh.

Qëllimi, thanë zyrtarët amerikanë, është rihapja e linjave të komunikimit në nivel të lartë dhe stabilizimi i raporteve, që janë përkeqësuar pas incidentit me balonën.

Kina ka mbajtur stërvitje ushtarake pranë Tajvanit, që Pekini e sheh si pjesë integrale të Kinës. SHBA-ja mban raporte të ngushta me Qeverinë tajvaneze të zgjedhur në mënyrë demokratike.

Sipas agjendës, përveç me kryediplomatin kinez, Blinken do të takohet edhe me zyrtarin për politikë të jashtme Wang Yi.

Lufta në Ukrainë, mosmarrëveshjet tregtare lidhur me teknologjinë e avancuar kompjuterike dhe të drejtat e njeriut në Kinë janë pjesë e temave që pritet Blinken të diskutojë me zyrtarët në Pekin.

Zyrtarët kinezë që kanë reaguar ndaj vizitës së Blinkenit, kanë vënë në pikëpyetje nëse SHBA-ja është e sinqertë në përpjekjet e saj për të përmirësuar raportet.

Është ende e paqartë në Blinken do të takohet me presidentin kinez, Xi Jinping.

Blinken është zyrtari më i lartë amerikan që viziton Kinën që kur presidenti amerikan, Joe Biden, mori detyrën në janar të vitit 2021.

“Nëse dëshironi të siguroheni, siç duam ne, se konkurrenca që kemi me Kinën nuk shkon në konflikt, duhet të nisni të komunikoni”, tha Blinken për gazetarët të premten.

Më pas ai tha se shpreson se do të takohet me presidentin Xi gjatë muajve të ardhshëm./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EMRAT/ Ishin mbjellë në një zonë të pyllëzuar, sekuestrohen 580 fidanë me kanabis, 2 në kërkim në Librazhd
Previous article BETOHET NË KRYE TË BASHKISË SË KAVAJËS/ Fisnik Qosja: Do u jap hakun të gjithëve dhe do i shtri dorën çdo profesionisti

s.autor

Postime të ngjashme

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë Botë

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë

SULMI I RI I ERDOGANIT NDAJ IZRAELIT/ Gjenocidistët do të mposhten, shekulli i Turqisë së fortë ka filluar Botë

SULMI I RI I ERDOGANIT NDAJ IZRAELIT/ Gjenocidistët do të mposhten, shekulli i Turqisë së fortë ka filluar

MOTI I KEQ NË ITALI/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana Botë

MOTI I KEQ NË ITALI/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT