• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“S’DUHET TË ECIM KUNDËR SHBA”/ Karabina: Basha, pjesë e misionit, që më 9 shtator ka nisur ndarja e PD nga e shkuara
Home
Politikë

“S’DUHET TË ECIM KUNDËR SHBA”/ Karabina: Basha, pjesë e misionit, që më 9 shtator ka nisur ndarja e PD nga e shkuara

11 June, 2023 s.autor Politikë

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Mirela Karabina thotë se e ardhmja e opozitës vjen nëse të gjithë ndahen nga Sali Berisha që i referohet ndryshe si ‘filozofia berishiste’.

Në një intervistë për Report Tv, Karabina komentoi grupin e deputetëve që janë kundër hapjes së garës për kreun e PD duke thënë se në Kuvendin e 18 dhjetorin pranuan ndarjen nga e shkuara.

Në rast se kjo nuk ndodh, thotë se janë në drejtim të paditur. Për Berishën jep mesazhin se e bën gjithçka për interes personal por PD s’mund të ndalë kundër aleatit strategjik SHBA.

“Nëse ne do të duam të jemi alternativë e të kemi besueshmëri, nëse ne nuk jemi të vërtetë do të jetë fatale për PD. Kushdo është pro dhe kundër, duhet të japin argumente.

Është një grup deputetësh që është kundër hapjes së garës për kreun e PD, por më 18 dhjetor 2021 të gjithë ne e kemi pranuar hapur ndarjen nga e shkuara, kanë ngritur kartonin jeshil dhe i kanë thënë po, jemi në përballje me korrupsionin dhe krah aleatëve.

Për ata që kanë mungesë koherence, kjo do jetë në dorë të elektoratit. Nëse ka një mekanizëm që dallon demokracinë nga autokracia, do të jemi duke shkuar në një drejtim të padfitur.

PD ka marrë 104 mijë vota të pastra, të arta të cilët i thanë stop klasës politike, filozofisë berishiste dhe besuan PD. Nuk ka më besim te Berisha. Kemi një vendim të SHBA dhe të gjithë ata që mbajnë një qëndrim, kanë vendosur interesin personal nën atë të përgjithshëm.

PD ka qenë e para, Shqipëria e para, s’mund të dalim në drejtim të kundërt të aleatit tonë strategjik. Kjo s’duhet të mohohet sa herë flasim për gjendjen e PD”, tha Karabina.

Për Lulzim Bashën, thotë se është pjesë e misionit dhe kushdo që flet për ndalimin e tij, duhet të thojë përse ka ndryshuar qëndrim për Sali Berishën.

“Basha është pjesë e misionit. Që me 9 shtator ka nisur ndarjen e PD nga e shkuara. Unë besoj dhe dua të jetë një PD që në fakt s’ka qenë e tillë. Si mund të flasim ne e ti drejtohemi qytetarëve kur ne nuk lejojmë garën.

Nëse ka një mekanizëm që bën ndryshimin është vota. Edhe kur shkelet, nuk përbën problem. Për të gjithë deputetët që flasin për ndalimin e Bashës, duhet të thonë pse në 18 dhjetor u bashkuan me platformën ndahemi nga berishizmi. Çfarë ka ndodhur që kanë ndryshuar qëndrim”, tha Karabina.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VARRIMI DO KRYHET NË HAS/ Vrasja e shqiptarit në Itali,a ishte vëllai autori?
Previous article TURIZMI MALOR DESTINACION I PREFERUAR I TURISTËVE/ Konsulenti i agjencive turistike: Ka rritje të kërkesave

s.autor

Postime të ngjashme

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik Politikë

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik

"TURIZMI U GODIT NGA NJË TERROR DIGJITAL"/ Rama: Sulm ndaj ekonomisë dhe sipërmarrjeve shqiptare Breaking News

"TURIZMI U GODIT NGA NJË TERROR DIGJITAL"/ Rama: Sulm ndaj ekonomisë dhe sipërmarrjeve shqiptare

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen... Breaking News

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT