• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VARRIMI DO KRYHET NË HAS/ Vrasja e shqiptarit në Itali,a ishte vëllai autori?
Home
Breaking News

VARRIMI DO KRYHET NË HAS/ Vrasja e shqiptarit në Itali,a ishte vëllai autori?

11 June, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Rezultatet e autopsisë dhe të ekspertizës së armës në lidhje me vrasjen e shqiptarit Enriko Aliaj në Itali, janë zbardhur. Siç edhe është raportuar në media ishte vetë viktima (Enriko) ai i cili shkrepi armën nga dora e tij gjatë lojës ‘Roulette Ruse’.

Pas ekspertizës, familja është njoftuar se vëllai i cili fillimisht u akuza si autor, është liruar. Tashmë pritet që trupi i viktimës të mbërrijë në Shqipëri në ditët në vijim e më pas varrimi do të kryhet në Has.

Kujtojmë se nëna e 20-vjeçarit, u shpreh se dy djemtë dhe shoku i tyre po luanin me pistoletë me mulli.

“Ka qenë djali Enriku, me Elhamin, vëllain e vet dhe një shok tjetër, ka qenë shok i djalit të dytë. Kanë hyrë në shtëpi bashkë. Fillimisht kanë hyrë dy djemtë, i vogli me shokun, më pas Enriku i ka përshëndetur dhe ka pasur me vete pistoletën me mulli. U ka thënë që po bënte një lojë, ka vendosur vetëm një plumb në të dhe u ka thënë se po bëj një lojë. Më pas djali i dytë thotë se e ka rrotulluar dhe në një moment ka rënë përtokë. U dëgjua krisma, ra djali përtokë.”– tha nëna e 20-vjeçarit.

Ndërkohë, babai i të riut shqiptar, ka deklaruar se vrasja ishte aksidentale. Shpend Aliaj, babai i Enrikos thotë se në momentin kur ndodhi ngjarja e rëndë, Enriko ishte në banesë me vëllanë e tij dhe një mikun e tyre.

“Nuk e di saktësisht se çfarë ka ndodhur me djalin tim, mund të them vetëm se djali tjetër po luante me atë armë dhe u qëllua aksidentalisht”- tregon Shpend Aliaj.

Brenda në shtëpi në atë moment, përveç viktimës dhe vëllait të tij, ndodhej edhe një person i tretë, mik i dy të rinjve, i cili fillimisht ishte larguar por më pas është identifikuar nga karabinierët e Piacenza-s që kanë rastin në dorë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET QË PO BËJNË XHIRON E RRJETIT/ Luizi mban koncert në Amerikë dhe e mbushin me dollarë
Previous article "S'DUHET TË ECIM KUNDËR SHBA"/ Karabina: Basha, pjesë e misionit, që më 9 shtator ka nisur ndarja e PD nga e shkuara

s.autor

Postime të ngjashme

ZBULOHEN QINDRA BIMË KANABISI NË MIRËDITË/ Tre persona përfundojnë në pranga Aktualitet

ZBULOHEN QINDRA BIMË KANABISI NË MIRËDITË/ Tre persona përfundojnë në pranga

E RËNDË NË KLOS/ 33-vjeçari mbytet në ujërat e lumit Mat Aktualitet

E RËNDË NË KLOS/ 33-vjeçari mbytet në ujërat e lumit Mat

DETAJE NGA VRASJA NË SHKODËR/ A u ekzekutua Aleksandër Koçeku për hakmarrje? Autorët i zunë pritë dhe qëlluan 25 plumba Aktualitet

DETAJE NGA VRASJA NË SHKODËR/ A u ekzekutua Aleksandër Koçeku për hakmarrje? Autorët i zunë pritë dhe qëlluan 25 plumba

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT