• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EMRI/ Mashtronte përmes një poste private duke përvetësuar shuma të konsiderueshme parash, arrestohet agjentja
Home
Aktualitet
Kronikë

EMRI/ Mashtronte përmes një poste private duke përvetësuar shuma të konsiderueshme parash, arrestohet agjentja

3 June, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Mashtronte përmes një poste duke përvetësuar shuma të konsiderueshme parash, arrestohet pronarja. Burime kofidenciale bëjnë me dije se shtetasja Alma Beqiri, nga Korça, prej disa muajsh ishte nën hetim pasi dyshohet se ka vjedhur shuma monetare në lekë dhe valutë, duke mashtruar bizneset të cilat operonin online dhe dërgonin porositë e tyre tek klientët në Korçë.

Sipas të dhënave, mësohet se pasi qytetarët që kishin bërë porosi nga këto biznese merrnin pakot e tyre dhe kryenin pagesën, Beqiri nuk ua dorëzonte këto pagesa bizneseve duke i mashtruar. Hetimi ka filluar pak muaj më parë, pas denoncimeve të bëra nga disa biznese, ndërkohë që nuk dihen ende shifrat që ajo ka përfituar duke përdorur mekanizma të ndryshme mashtrimi.

Në lidhje me rastin po hetohet nga ana e prokurorisë dhe policisë nëse ajo ka vepruar e vetme apo ka patur edhe bashkëpunëtorë

NJOFTIMI I POLICISE
Operacioni, i finalizuar pas hetimeve të thelluara 2-mujore nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në drejtimin e Prokurorisë së Korçës, për goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e mashtrimit me pasoja të rënda.

Përfitonte shuma të konsiderueshme monetare, duke mos arkëtuar pagesat e klientëve që merrnin shërbimin postar, tek kompania private në të cilën ishte e punësuar agjente e shërbimeve postare private, vihet në pranga 46-vjeçarja. Sekuestrohen 2 automjete që i kishte në përdorim kjo shtetase. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, pas hetimeve 2-mujore, finalizuan operacionin e koduar “Postmail”, si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetases:

-A. B., 46 vjeçe, banuese në Korçë.
Nga veprimet e thelluara hetimore rezulton se kjo shtetase, gjatë periudhës 2021-2023, në të cilën ushtronte funksionin e agjentes së shërbimeve postare private në Korçë dhe Pogradec, dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar shumën 3 000 000 euro. 46-vjeçarja, me detyrë agjente e shërbimeve postare private, shpërndante pako të ndryshme postare, për llogari të subjekteve të treta dhe shumat monetare që i arkëtonte nga klientët, nuk i ka derdhur në llogarinë e subjekteve tregtare shitëse dhe as tek kompania që kryente këtë shërbim. Shumën e konsiderueshme të përfituar, kjo shtetase dyshohet se e ka investuar në blerjen e pasurive të paluajtshme dhe të bizneseve tregtare, në emër të vet dhe të familjarëve të saj.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete, në përdorim nga 46-vjeçarja. Vijon puna për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë, të dyshuar të implikuar në këtë skemë mashtrimi. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VAZHDOJNË PROTESTAT NË VERI TË KOSOVËS/ Kryesisht gra të pranishme, ja si paraqitet situata
Previous article 3 QERSHORI/ Dita Botërore e Biçikletave

s.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHET FOTO/ U ekzekutua me 25 plumba në Shkodër, ky është 40 vjeçari Aleksandër Koçeku Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ U ekzekutua me 25 plumba në Shkodër, ky është 40 vjeçari Aleksandër Koçeku

TRAGJIKE/ Ishte duke punuar në arë me babanë, hyn në lum për t’u larë, mbytet 15-vjeçari në Berat Aktualitet

TRAGJIKE/ Ishte duke punuar në arë me babanë, hyn në lum për t’u larë, mbytet 15-vjeçari në Berat

EMRI/ I dënuar me 13 vjet burgim për shfrytëzim prostitucioni dhe skllavërim, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari Aktualitet

EMRI/ I dënuar me 13 vjet burgim për shfrytëzim prostitucioni dhe skllavërim, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT