• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
3 QERSHORI/ Dita Botërore e Biçikletave
Home
Sociale

3 QERSHORI/ Dita Botërore e Biçikletave

3 June, 2023 s.autor Aktualitet, Sociale

Dita Botërore e Biçikletës, e cila shënon që nga viti 2018 pas miratimit të një rezolute nga Kombet e Bashkuara, flet për avantazhet e përdorimit të biçikletës, si një mjet transporti i thjeshtë në jetën e përditshme i përballueshëm, i pastër dhe i përshtatshëm për mjedisin.

Përdorimi i më pak makinave për të shkuar në punë ndihmon në uljen e ndotjes së ajrit, në uljen e kostove dhe në rritjen e aktivitetit fizik.

Dita Botërore e Biçikletave festohet çdo vit më 3 qershor, ku vende të ndryshme në të gjithë botën sensibilizohen për të përdorur më shumë biçikleta dhe për të evituar mjetet e ndryshme të transportit që shkaktojnë ndotje të ajrit, trafik të rënduar dhe rrugë të mbipopulluara.

Në Shqipëri përdorimi i biçikletave është kthyer në një trend në rritje, dhe çdo ditë e më shumë rritet numri i atyre që përdorin këtë formë të transportit për më shumë shpejtësi dhe argëtim njëkohësisht.

Përveç qyteteve të cilat shquhen për përdorimin e biçikletave, kryeqyteti po bëhet gjithnjë e më tepër miqësor me këtë formë transporti, aq sa në më pak se 20 minuta mund të përshkosh Tiranën me lehtësi nga njëra anë në tjetrën.

Aktiviteti i rregullt fizik, të tilla si ecja, çiklizmi ose sportet tjera, sjellin përfitime të jashtëzakonshme për shëndetin, tek të gjitha moshat.

Kjo pasi disa aktivitete fizike të thjeshta janë më të mira se asnjë. Duke u bërë më aktiv gjatë gjithë ditës në mënyra relativisht të thjeshta, njerëzit mund të arrijnë me lehtësi nivelet e rekomanduara të aktivitetit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EMRI/ Mashtronte përmes një poste private duke përvetësuar shuma të konsiderueshme parash, arrestohet agjentja
Previous article DETAJET E PARA/ Ishte parkuar para Bashkisë së Durrësit, digjet makina

s.autor

Postime të ngjashme

"INVESTITORËT NUK KANË QENËNË DIJENI"/ The Daily Beast: Artur Shehu, dyshohet se ndërtoi perandorinë e pronave në Zvërnec me dokumente të falsifikuara Aktualitet

"INVESTITORËT NUK KANË QENËNË DIJENI"/ The Daily Beast: Artur Shehu, dyshohet se ndërtoi perandorinë e pronave në Zvërnec me dokumente të falsifikuara

AKSIDENT NË AKSIN PEQIN-RROGOZHINË/ Përplasen dy automjete, një nga shoferët përfundon në spital Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN PEQIN-RROGOZHINË/ Përplasen dy automjete, një nga shoferët përfundon në spital

ZBULOHEN QINDRA BIMË KANABISI NË MIRËDITË/ Tre persona përfundojnë në pranga Aktualitet

ZBULOHEN QINDRA BIMË KANABISI NË MIRËDITË/ Tre persona përfundojnë në pranga

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT