• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Presidenti i parlamentit katalanas propozon Puigdemont si president të rajonit
Home
Europë

Presidenti i parlamentit katalanas propozon Puigdemont si president të rajonit

23 January, 2018 Ina.Autor Europë, Nderkombetare

Presidenti i Parlamentit të Katalonjës e ka propozuar Carles Puigdemont-in sërish si President rajonal. Prokurori i Përgjithshëm i Spanjës ka kërkuar ripërsëritjen e urdhërarrestit ndërkombëtar për Puigdemont-in.

Presidenti i Parlamentit të Katalonjës Roger Torrent bëri të ditur se pas konsultimeve me përfaqësuesit e partive në Parlament e ka propozuar Carles Puigdemont-in sërish kandidat të Presidencës rajonale të Katalonjës. Debati për Presidentit e propozuar duhet të nisë deri në 31 janar. Kandidati duhet të prezantojë në të programin e tij qeveritar, më pas do të zhvillohet zgjedhja.

Qeveria qendrore e Spanjës kishte sinjalizuar paraprakisht hapa juridikë kundër veprimeve të tilla. Kryeministri i Spanjës Mariano Rajoy pati bërë të ditur se një president i rajonit duhet të jetë i pranishëm fizikisht. Në rast se parlamenti megjithatë zgjedh Puigdemontin si President rajonal, Rajoy ka thënë se frerët e administratës rajonale mund të kalojnë sërish në duart e qeverisë qendrore në Madrid.

Urdhër i ri arresti ndërkombëtar?
Puigdemonti kishte bërë të ditur pas fitores së re të partive separatiste në 21 dhjetor, se programin e tij qeveritar do ta paraqiste me lidhje me video që nga Brukseli. Po të hyjë në Spanjë, Puigdemontin e kërcënon arrestimi i menjëhershëm. 55 vjecarin e akuzojnë për rebelim, kryengritje dhe abuzim me fondet publike. Kjo pas mbajtjes në Spanjë të një referendumi të ndaluar për pavarësinë si dhe vendimit pasues për shkëputjen e Katalonjës nga Spanja.

Të hënën, ish-Presidenti i Katalonjës mbërriti në Danimarkë, për të marrë pjesë në Kopenhagen në një debat universitar. Kjo bëri që Prokurori i Përgjithshëm i Spanjës të kërkojë që të ripërtërihet urdhëri i arrestit në BE për Puigdemont-in. Gjykatësi nuk është i detyruar që ta respektojë këtë kërkesë të Prokurorit. /dw/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Sanchez, futbollisti më i paguar në histori të Premierligës
Previous article Kromozomi Y po zhduket: Çfarë do të ndodhë me meshkujt?

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT