• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BARDHI U ZGJODH NË KRYE TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD/ Bejko: Nuk ka rëndësi e njeh apo jo Berisha, pse nuk u mbajt mbledhja e Kryesisë
Home
Politikë

BARDHI U ZGJODH NË KRYE TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD/ Bejko: Nuk ka rëndësi e njeh apo jo Berisha, pse nuk u mbajt mbledhja e Kryesisë

19 May, 2023 s.autor Politikë

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e “14 Majit”, Roland Bejko ka komentuar zhvillimin më të fundit në parti që është zgjedhja e Bardhit se kreu i ri i Grupit Parlamentar dhe fakti që Berisha nuk e njeh.

Në studion e “Tirana Live”, Bejko tha Berisha është parti tjetër, ne jemi parti tjetër dhe duhet të mësohemi me këtë realitet. Ai shtoi se e njeh apo jo Berisha, Bardhi sot është kreu i Grupit Parlamentar të PD.

“Zoti Berisha është parti tjetër, ne jemi parti tjetër. Ai ka qenë dhe është në koalicion me Metën. Jemi të ndarë dhe duhet të mësohemi me këtë realitet. E njeh apo jo Berisha, Bardhi është kreu i ri i Grupit Parlamentar” tha ai.

Sot pritej që PD të mblidhte kryesinë, por kjo nuk ndodhi dhe për këtë Bejko u shpreh se ai e ka marr vesh që mbledhja do të zhvillohej sot që pas tërheqjes së Alibeajt, por nuk e di se kush do ta organizonte dhe çfarë agjende kishte.

“Është një mbledhje kryesie që unë e kam marrë vesh që do të zhvillohej sot pas largimit të Alibeajt.

Nuk e di kush do ta organizonte çfarë agjende kishte. Mendoj që duhet të ketë qenë për të çelur procesin e fushatë së zgjedhjeve brenda PD, nisur nga vendimi i fundit së kryesisë për të marrë një vendim që PD pas zgjedhjeve të futemi në një proces zgjedhjesh në të gjitha strukturat” u shpreh Bejko.

Në lidhje me një datë të mundshme se kur do të zhvillohet tanimë kjo mbledhje, Bejko tha se në këtë kushte mbledhjen tanimë mund ta thërrasë Bardhi, por nëse kjo nuk ndodh mund ta bëjë edhe 1/5 e Kryesisë. Ai shtoi se në këto zgjedhje të gjithë janë humbës dhe fitorja e vetme është auroantlantizmi, pasi shqiptarë refuzuan Berishën.

“Mbledhjen tashmë në këto kushte mund ta thërrasë Bardhi, nuk e di cdo të bëhet me te drejtën që i jap statuti Tabakut.

Nëse asnjë nga këta nuk bëhet i gjallë, bëhet me 1/5 e kryesisë. Statuti thotë pas 3 thirrjeve, mbledhja quhet e mirëqenë dhe futet në mbledhje me aq anëtarë sa ka.

Shpreson që PD të riorganizohet, sepse fushata për zgjedhjet parlamentare nuk janë larg” tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GRABITËN PARATË NË NJË BANESË NË GJIROKASTËR/ Arrestohen dy autorët, mes tyre edhe një grua
Previous article "ISHTE RIKTHYER PËR TË DASHURËN"/ DETAJE nga masakrimi i 20-vjeçarit shqiptar në Suedi: Babai nuk po merr dot trupin

s.autor

Postime të ngjashme

"EUROPA NJË MOMENT VENDIMTAR"/ Rama nga Konferenca BE-Ballkani Perëndimor: Investoni në vendin tuaj Politikë

"EUROPA NJË MOMENT VENDIMTAR"/ Rama nga Konferenca BE-Ballkani Perëndimor: Investoni në vendin tuaj

"2027 MUND TË JETË VITI I SHQIPËRISË"/ Marta Kos: BE do zgjerohet deri më 2030, po përgatitet të presë anëtarë të rinj nga Ballkani Perëndimor Breaking News

"2027 MUND TË JETË VITI I SHQIPËRISË"/ Marta Kos: BE do zgjerohet deri më 2030, po përgatitet të presë anëtarë të rinj nga Ballkani Perëndimor

SHQIPËRI-GREQI/ Takim në Athinë mes ministrave të Jashtëm, në fokus integrimi europian dhe bashkëpunimi rajonal Politikë

SHQIPËRI-GREQI/ Takim në Athinë mes ministrave të Jashtëm, në fokus integrimi europian dhe bashkëpunimi rajonal

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT