Kandidati i Partisë Socialiste, kryebashkiaku aktual Ervin Demo udhëheq bindshëm me 63.15 % të votave ndërkohë që rivali i Bashkë Fitojmë Zija Ismaili është 36.85%.
Në Bashkinë Poliçan votimi ka ecur me shpejtësi dhe deri më tani janë numëruar 20 nga 22 qendra votimi. Sipas rezultateve kandidati i PS, Adriatik Zotkaj ka marrë deri më tani 78.4%. të votave duke e ‘hipotekuar’ edhe një mandat tjetër. Sakaq, ndiqet nga kandidati i PD, Florian Qama, është rreth 12% të votave ndërsa i fundit është kandidati i Bashkë Fitojmë, Behar Xhaferraj me 9.6%.
Në Kuçovë gara është shumë e fortë. Kreshnik Hajdari nga PS kryeson me 99 vota nga Lefter Maliqi i koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Ndërkohë, PD-ja zyrtare nuk numëron më shumë se 400 vota.
Në Bashkinë Dimal janë 3 kandidatët, por nuk ka rivalitet për fitoren. Teksa janë numëruar 25 nga 49 kuti Juliana Memaj e PS kryeson me 48.54 % të votave teksa dy kandidatët e tjerë ndajnë gjysmën tjetër të votave. Dritan Sula i PD me 35.33 % dhe Gentian Meçi i BF me 16.13 %.
Në Bashkinë Skrapar janë numëruar 15 nga 23 qendra votimi dhe PS po shkon drejt fitores me kandidatin e saj Adriatik Mema i cili merr 57.4% të votave përkundrejt 42.58% të votave të rivalit të tij, kandidati të BF Euglen Mustafallari.


