Mbështetësit e Fredi Belerit kandidatit të Bashkë Fitojmë, kanë nisur festën jashtë ambienteve ku po numërohet kutia e fundit.
Fredi Beleri është 27 vota para kundërshtarit të tij të PS Jorgo Goro.
Ndërkohë kujtojmë se Beleri ndodhet në burg, pasi vetëm pak ditë më parë u kap në ambientet e një lokali bashkë me dy persona të tjerë që dyshohet se po bënte premtime dhe po jepte para për blerje votash


