Kryeministri Edi Rama sonte është i ftuar sonte në emisionin “5 pyetja nga Babaramo” në Report Tv.
I pyetur për votën kundër SHBA, Rama tha se nuk ka qënë një votë kunder. “Qendrimi i institucioneve ka qënë absolutisht i qartë.
Ne duam që Shqipëria të jetë një shtet serioz, prandaj ishte ajo votë për të treguar mbeshtjetjen ndaj Bashkimit Europian.”
Vota kundër në OKB, ka pasur reagim nga SHBA?
Nuk është votuar kundër SHBA. Ishte një pozicion i ndryshëm nga ai i SHBA.
Kundër, ndryshe do ishte abstenim …
Ne jemi një shtet, ku kohë më parë është më marrë një vendim që Shqipëria do të votojë në një linjë me BE. Ne nuk jemi një vend i BE apo që duam të anëtarësohemi, që duke ndryshuar votën aty do t’i çojmë një mesazh BE. Vendimi i marrë kohë më parë dhe nëse do të thoshim që kjo është një votë kundër SHBA, po ju them që rezoluta e votuar shumë kohë më parë është shumë më e rëndë.
Përse nuk u abstenuan?
Sepse ne duam që Shqipëria të jetë një shtet serioz. Shqipëria në të gjitha këto raste, kur ka ndarje mes aleatëve të mëdhenj, voton në union me BE. Kjo nuk është kundër SHBA.
/AlpeNews.al/


