Kryeministri Edi Rama sonte është i ftuar sonte në emisionin “5 pyetja nga Babaramo” në Report Tv.
Pjesë nga intervista:
Kalojmë në Maqedoni, si e komentoni refuzimin nga Ivanov të ligjit për gjuhën shqipe?
Nuk jam i surprizuar. Do ishte surprizë nëse do e kishte dekretuar. Por kjo nuk e pengon ligjin të bëhet ligj.
Moska ju akuzoi për paternalizëm, për platformën e Tiranës…
Jam krenar kur akuzohem se mbroj interesat e shqiptarëve. Nga ana tjetër qëndrimi ynë është shumë i qartë. Nuk kemi asnjë lloj axhende të fshehtë, është publike, pozicionet tona kanë qenë pa ekuivok, edhe kur kanë krijuar temperaturë të lartë me fqinjët, sepse ne kemi qenë të vendosur t’i japim politikës së jashtme një politikë të re, dinjitetin pavarësisht nëse jemi një vend i vogël, apo një vend i varfër, se në tryezë është i barabartë mes të barabartëve.
Për vrasjen e Ivanovic, kryeministri Rama u shpreh se Serbia ka ështe treguar korrekte dhe se ai nuk mendon se kjo do të ndikojë në bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë.
Mendoni se siç ndodhi në Maqedoni, me trazirat në parlament, ose ngjarjet në Mal të Zi, do ndodhë dhe pas vrasjes së Ivanoviç?
Do të ishte ekzagjerim i paarsyeshëm të thuhej kjo, sepse nuk ka asnjë element faktik që do ta bënte të mundur këtë. Porositësit e vrasjes së Ivanoviç nuk kanë nënshtetësi shqiptare apo kosovare.
Ju jeni takuar shpesh me Vuçiç, në bisedimet për Kosovë, ka kërkuar ndarjen e saj ose shkëmbimin e territoreve?
Presidenti i Serbisë e dëshiron realisht një zgjidhje përfundimtare dhe po ashtu përshtypja ime është se ende nuk i qaset zgjidhjes përfundimtare me një vendimmarrje përfundimtare për ta këputur me shpatë. Dëshirën dhe vullnetin e ka, por ende është në një pikë ku nuk ka zgjidhje përfundimtare.


