• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NEGOCIATAT/ Rama dhe Cipras TAKOHEN në Zvicër. Ja çfarë PRITET të diskutohet mes tyre
Home
Shqipëri

NEGOCIATAT/ Rama dhe Cipras TAKOHEN në Zvicër. Ja çfarë PRITET të diskutohet mes tyre

22 January, 2018 F.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Kryeministrat e Shqipërisë dhe Greqisë do të takohen gjatë punimeve të samitit të Davosit në Zvicër. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, gjatë deklarateve për shtypin në Bruksel. Sipas zyrës së shtypit të kryeministrit grek takimi do të zhvillohet ditën e enjte në orën 09:45.

Duket se takimi Rama – Tsipras nuk do të jetë thjesht protokollar, por madje tepër thelbësor.

Ministri Kotzias tha se në takimin e tyre ata do të çertifikojnë rezultatet e bisedimeve të Korçës, ku sipas Kotziasit të dy palët arriten dakordësi për mosmarrëveshje dhe probleme të 70 viteve të fundit.

Në fakt, dita e sotme ka qenë tepër e mbushur për marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Mëngjesin e të hënës, ministria e jashtme greke përshëndeti fillimin e punimeve për zhvarrimin e ushtarëve grekë të rënë Shqipëri.

Nga Brukseli, ministri i jashtëm Kotzias tha se gjen rastin të shprehë edhe njëherë kënaqësinë për këtë zhvillim. “Qeveria shqiptare kishte kurajën dhe vullnetin politik që të miratojë dy ligje zbatuese për marrëveshjen që ishte nënshkruar në vitin 2009…

“Vlerësoj jashtëzakonisht faktin se më në fund qeveria shqiptare po avancoj me hapa të guximshëm në realizimin e marrëveshjeve, ashtu siç është e obliguar të veprojë edhe pala greke”, tha Kotzias.

Ministri i jashtëm grek tha se të hënën kishte informuar edhe homologët e vet të BE-së në Bruksel, mbi bisedimet me ministrin Bushati në Korçë.

Me kthimin në Athinë, Kotzias duhet ndër të tjera të përballet edhe me reagimet e partisë më të madhe opozitare, Demokracia e re.

Partia konservatore e ka akuzuar ministrin se se çështje të rëndësishme të politikës së jashtme i trajton me një logjike fshehtësie dhe diplomacie sekrete.

Demokracia e Re ka depozituar në kryesinë e parlamentit një kërkesë për interpelancë me ministrin Kotzias, me qëllim që të informohet mbi bisedimet e Korçës dhe sidomos nëse në këto bisedime është diskutuar edhe për çështjen çame.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article S’ka më “Më tha Zoica që i kishte thënë Vasillua”. Tani kemi “Më tha Facebook-u që ia kishte thënë Instagrami”
Previous article Rrëfehet Michael Phelps: Kam tentuar disa herë të vras veten

F.autor

Postime të ngjashme

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen

"JE I RRETHUAR..."/ Protestuesit thirrje Ramës: Ik nga Kryeministria se të pret qelia Aktualitet

"JE I RRETHUAR..."/ Protestuesit thirrje Ramës: Ik nga Kryeministria se të pret qelia

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë Politikë

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT