• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROJEKTI PËR STADIUMIN E FLAMURTARIT/ Rama: Për ne sporti është prioritet. Do bëjmë edhe të tjerë
Home
Politikë

PROJEKTI PËR STADIUMIN E FLAMURTARIT/ Rama: Për ne sporti është prioritet. Do bëjmë edhe të tjerë

6 May, 2023 s.autor Politikë

Në Vlorë, këtë të shtunë do të përzgjidhet projekti fitues për stadiumin e ri të Flamurtarit. Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në këtë aktivitet, ndërsa tha se me ndërtimin e stadiumeve do përmirësojë jo vetëm klimën sportive, por do të rrisë të ardhurat e bizneseve në qytetin bregdetar.

Ai shtoi se projektet për stadiume në vend do të vijojnë të aplikohen në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit.

“Kjo është finalja e tretë e këtij procesi transformimi të infrastrukturës së futbollit, por edhe te teksturës urbane. Me këtë duam të fitojmë jo vetëm stadiume, por edhe qendra të reja të jetës sociale dhe ekonomike, të cilat do rrisin cilësinë e jetesës. Këto tre stadiume (Durrës, Korçë, Vlorë) nuk janë fundi i një përpjekje të nisur, por janë vetëm vazhdimi. Pas këtyre projekteve, ne do të ulemi me federatën, për të parë se cilët do jenë vagonët e tjerë që do ti bashkohen këtij treni. Do hapim, kantierin e dytë në Tiranë, atë të ndërtimin e stadiumit “Selman Stermasi” , me Partner Publik Privat. Sot është koha për ta ndërtuar, sepse ju e dini se Vlora përjetoi një situatë izolimi dhe në vitet e fundit është ngjitur në një nivel dhe është kthyer në qytet të vizituar”, tha Rama.

Shefi i qeverisë tha se po punojnë që edhe në Vlorë të ketë një akdemi të një prej klubeve më të mira të Evropës.

“Për ne, sporti, tani është një prioritet jo vetëm i shkruar, por një prioritet i shpallur përmes veprimit. Po punojmë që të kemi edhe në Vlorë një akademi, me mbështetje të një klubi të madh në Evropë. Kryetarët e rinj të bashkive do kenë presion të madh nga unë, për të krijuar kushte që FSHF, të fillojë me investime të reja për fushat për fëmijët. Në Vlorë do krijojmë edhe një kampus”, tha Rama.

Në konkursin Ndërkombëtar për Projektin e Stadiumit të Ri “Flamurtari” garojnë për finalen 3 studio arkitekture bashkëkohore: FUKSAS (Itali), OPPENHEIM Arkitekturë (SHBA & Zvicër) dhe XDGA (Belgjikë).

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MË KËRCËNUAN ME JETË"/ Kiara shkrihet së qeshuri me deklaratën e Teas: Shumë e shëmtuar
Previous article VENDOSI BASTE SPORTIVE ME TELEFON NË NJË LOKAL NË ELBASAN/ Në pranga 53-vjeçari! Nën hetim pronari e administratori

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdoğan dhe Zonja e Parë Politikë

PAMJET/ Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdoğan dhe Zonja e Parë

"ÇORBA E SORRAVE..."/ Rama shpërndan profilet e komentuesve në rrjetet sociale: Së shpejti edhe provat Breaking News

"ÇORBA E SORRAVE..."/ Rama shpërndan profilet e komentuesve në rrjetet sociale: Së shpejti edhe provat

KONCERTI I KANYE WEST NË TIRANË/ Rama: Kemi dhënë 4 milionë euro Politikë

KONCERTI I KANYE WEST NË TIRANË/ Rama: Kemi dhënë 4 milionë euro

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT