• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTUAN NIKULAJN/ Provat që gozhduan vrasësit! ADN-ja e Harry Simson në motorin e Edmond Haxhisë
Home
Breaking News

EKZEKUTUAN NIKULAJN/ Provat që gozhduan vrasësit! ADN-ja e Harry Simson në motorin e Edmond Haxhisë

30 April, 2023 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Prova të reja kanë dalë në dritë për grupin e vrasësve me pagesë që ekzekutuan biznesmenin Ardian Nikulaj në Shëngjin.

Edmond Haxhia iku nga Shqipëria përmes Rinasit vetëm pasi u bind se vrasja nga gjakmarrje do të kryhej. Më herët kishte tentuar me oferta në Fushë Krujë, madje i ishte afruar aq shumë shënjestrës sa kishte luajtur futboll me të afërm të familjes Nikulaj.

Por askush nuk e njihte mbasi kishte emigruar në Angli që 14 vjeç dhe ndërkohë ishte kthyer në zonë me qëllimin për të orientuar një skuadër të huaj vëzhguesish dhe vrasësish që duhet të eliminonin për gjakmarrje Ardian Nikulaj.

Policia dhe prokuroria e Lezhës janë të bindur me prova se i dyshuari Edmond Haxhia arriti të shfrytëzojë edhe partneren e tij e cila më 27 shkurt bleu me akt noterial motorin e afishuar për shitje nga një kryeqytetas. Kur policia përfundoi krahasimet dhe telefonoi pronarin e vërtetë të motomjetit ai u përgjigj i nxehur ‘e kam shitur’ .

Por në një deklaratë të mëvonshme të detajuar para hetuesve ai tregoi emrin e pronares së re Valbona Deda. Pikërisht ky motor u përdor nga portugezi Ruben Saraiva i cili teksa qëndronte në Shkodër prej 14 shkurtit, nuk rezervohej kur shfaqej në video duke sharë.

Megjithatë burimet e Top Channel tregojnë se si prova e pakundërshtueshme është ADN-ja që lidh të kërkuarin Harry Simson, në rolin e vëzhguesit me të njëjtin profil gjenetik të gjetur në mjetin e marrë me qira nga Edmond Haxhia.

Hetuesit pretendojnë se kjo provë tregon lidhjen midis të dyve. Haxhia ndërkohë shfaqet në pamjet që Top Channel disponon teksa largohet nga Shqipëria mbasi aty kishte mbërritur çifti i dytë i vëzhguesve.

Profili i dytë i pretenduar lidhet me ADN-në e siguruar në një nga veshjet e përdorura nga vrasësi që përputhet me profilin e gjetur në një çamçakëz në banesë.

Bëhet me dije se në këtë hetim nuk ka asnjë te penduar, ndërkohë që brenda datës pesë maj, Shqipëria duhet të përkthejë në anglisht provat dhe t’ja dërgojë Britanisë së Madhe ndaj të arrestuarve Edmond Haxhia, Stephen Hunt, Thomas Mithan dhe Harriet Harriet Bridgeman. Ndërsa në kërkim vijojnë Ruben Saraiva dhe Harry Simson./ TCH

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MUND TË JENI JU! Kjo është shenja e Horoskopit që do të “mbulohet” nga paratë gjatë majit
Previous article FLET NGA SHKODRA/ Rama: Beneti ka qenë me zotin “B”, nuk na e ka dhënë votën se s’ia bën...

F.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË NË TIRANË/ Policit të "Rrugores" i vendoset thika në fyt, arrestohet autori Aktualitet

E RËNDË NË TIRANË/ Policit të "Rrugores" i vendoset thika në fyt, arrestohet autori

DYSHOHET SE I DHA VILË RRYSHFET BALLUKUT/ Në hetim biznesmeni Pandeli Çarapuli! Dyshime edhe për pastrim parash Aktualitet

DYSHOHET SE I DHA VILË RRYSHFET BALLUKUT/ Në hetim biznesmeni Pandeli Çarapuli! Dyshime edhe për pastrim parash

PAMJET/ Thirret në SPAK deputeti i PS, Klevis Jahaj Aktualitet

PAMJET/ Thirret në SPAK deputeti i PS, Klevis Jahaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT