• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MINISTRJA E MBROJTJES SË AUSTRISË VIZITË NË SHQIPËRI/ Peleshi: Kosova, pjesë e qenësishme e Ballkanit Perëndimor
Home
Politikë

MINISTRJA E MBROJTJES SË AUSTRISË VIZITË NË SHQIPËRI/ Peleshi: Kosova, pjesë e qenësishme e Ballkanit Perëndimor

25 April, 2023 s.autor Politikë

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi priti në një takim zyrtar ministren Federale të Mbrojtjes së Austrisë, znj. Klaudia Tanner. Takimi ishte i një rëndësie të veçantë pasi të dy ministrat diskutuan bashkëpunimin në fushën e Mbrojtjes dhe rolin e kontributin e veçantë të Austrisë në Ballkanin Perëndimor.

Ministri Peleshi e siguroi ministren Tanner për angazhimin e Shqipërisë në zbatimin e reformave dhe plotësimin e kritereve për anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Europian. Pjesë e diskutimeve ishin gjithashtu ndryshimet e fundit dhe reformat e ndryshme në fushën e Mbrojtjes, investimet dhe modernizimin e Forcave të Armatosura.

Një pikë e rëndësishme e takimit ishte nënshkrimi i Planit të Bashkëpunimit në fushën e Mbrojtjes, ku në konferencën e përbashkët ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë tha se: “Nënshkruam ditën e sotme, Planin e Bashkëpunimit në fushën e Mbrojtjes për këtë vit, një dokument i cili shërben si udhërrëfyes mbi bashkëpunimin, koordinimin dhe shkëmbimin e eksperiencës në fushën e emergjencave civile, bashkëpunimit civilo – ushtarak, logjistikës etj.”

Ministri Peleshi theksoi gjithashtu rëndësinë që ka mbështetja e Kosovës në aspiratat e saj kundrejt anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare, duke kontribuar në forcimin e paqes. Ministri shqiptar i Mbrojtjes u shpreh se: “Miqësisht i kërkova ministres Tanner, që Ministria e Mbrojtjes së Austrisë, të vijonte kontributin dhe mbështetjen e Ballkanit Perëndimor në kuadër të iniciativave ndërkombëtare dhe rajonale, duke përfshirë këtu Kosovën, si pjesë e qenësishme e rajonit dhe si një nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor për të qenë kështu gjithëpërfshirës dhe mbi të gjitha gjeopolitikisht korrekt”.

Nga ana e saj, ministrja e Mbrojtjes së Austrisë, znj. Klaudia Tanner, falënderoi për mikpritjen ministrin Peleshi dhe shprehu mbështetjen e pakursyer të vendit të saj në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Ministrja Tanner u ndal në rëndësinë e mbështetjes së Ballkanit Perëndimor, sfidat e sigurisë me të cilat përballet sot Evropa, por edhe globi: “Situata aktuale tregon edhe një herë se mbështetja e miqve tanë të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian është shumë e rëndësishme. Lufta në Ukrainë na mëson të gjithëve se duhet të kujdesemi për stabilitetin pikërisht atje ku është shumë e rëndësishme, pikërisht në rajone ku janë të kërcënuar nga konfliktet dhe rreziqet e jashtme dhe pikërisht në këtë aspekt ne duhet të japim një kontribut të përbashkët për politikën tonë të sigurisë dhe stabilitetit.” – u shpreh ministrja e Mbrojtjes së Austrisë.

Të dy ministrat shprehën gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në nivel dypalësh, kryesisht përmes edukimit dhe trajnimit të ushtarakëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HASHIM THAÇI FESTON DITËLINDJEN/ Urimi i Ramës: Është i marrë peng nga Bashkësia e Lirë Ndërkombëtare
Previous article NUK MORËN AZIL/ Për 5 muaj, kthehen në atdhe 1000 shqiptarë nga Britania e Madhe! Shtohet...

s.autor

Postime të ngjashme

RAMA NË PARIS/ Merr pjesë në samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën! Pritet nga Macron Politikë

RAMA NË PARIS/ Merr pjesë në samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën! Pritet nga Macron

SULMET ME VEZË NË PROTESTË/ Muçi: Nuk kanë ardhur nga ne, janë të flamingove Politikë

SULMET ME VEZË NË PROTESTË/ Muçi: Nuk kanë ardhur nga ne, janë të flamingove

KUVEND/ Manastirliu: Shqipëria më pranë BE-së, do të mbyllim 3 kapitujt e parë të negociatave Politikë

KUVEND/ Manastirliu: Shqipëria më pranë BE-së, do të mbyllim 3 kapitujt e parë të negociatave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT