• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Gazetari: Detajet që të çojnë drejt pistës së gjakmarrjes
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Gazetari: Detajet që të çojnë drejt pistës së gjakmarrjes

25 April, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gazetari Julian Kasapi ishte këtë të hënë i ftuar në emisionin “Opinion” ku dha detaje të reja për vrasjen e Ardian Nikulajt në Shëngjin të Lezhës. Ai u shpreh se hetuesit dyshojnë se ekzekutimi ka ndodhur si pasojë e gjakmarrjes. Megjithatë, ai u shpreh se kjo pistë ende nuk është përcaktuar.

“Autori ka doreza, janë doreza pune. Siç mund ta shihni në momentin kur përshëndet në video, pjesa e pëllëmbës është ngjyrë rozë. Mesa duket për nga mënyra e vrasjes ka çuar policinë që të dyshojë se kemi të bëjmë me hakmarrje. Megjithatë ende nuk është përcaktuar. Ende nuk është përcaktuar nëse kemi të bëjmë me një vrasës me pagesë ose jo. Jo edhe për nga mënyra e ekzekutimit, pra mllefi i ekzekutimit. Pistoleta e përdorur TT e vjetër, ka disa detaje… Hetuesit dyshojnë se kemi të bëjmë me gjakmarrjen, kjo duke marrë parasysh dhe detajet e fundit sa i përket shtetasit anglez”, u shpreh Kasapi.

Ai theksoi se është kërkuar nga prokuroria që të merren në vëzhgim videot e kamerave për më shumë se dy muaj. Ata dyshojnë se ekzekutori nuk ka vepruar i vetëm dhe mund të ketë qenë më përpara si klient brenda lokalit.

“Unë nuk e mendoj se shtetasi anglez ka luajtur një rol megjithatë policia dhe prokuroria kanë kërkuar më shumë se dy muaj video të kamerave të sigurisë në lokal pasi dyshojnë se personi, i cili nuk ka vepruar i vetëm, i cili mund të ketë qenë edhe si klient brenda lokalit. Po flas për vrasësin. Ajo që ngre pikëpyetje të tjera është edhe mobilizimi nga ana tjetër i policisë. Shëngjini vjen në formë e hinkës çka tregon se është mirëmenduar nga ana e vrasësit, nuk është menduar brenda një dite dhe nuk ka qëndruar në ditën e ekzekutimit, nuk ka qenë i pranishëm aty”, u shpreh gazetari.

Kasapi theksoi se në pyetje është marrë edhe një anëtar i një familje tjetër.

“Djali dhe nipat e Nikulajt kanë rrahur barbarisht sipas familjarit të kësaj familje me shkopinj, me shkopa gome dhe në atë kohë ky familjar është munduar që të shuajë këtë konflikt me fisin Nikulaj, por i është thënë që mos vazhdo më”, tha Kasapi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEO DUKE U "TALLUR" TE VARRI I STËRGJYSHIT/ Reagon Megi Pojani: Babi im është...
Previous article 21 MIJË EUROT E KAPARIT PËR NJË TOKË PA DOKUMENTA/ Misteri i zhdukjes së 2 personave në Sarandë

s.autor

Postime të ngjashme

"LUFTA" ME FLAKËT/ Ministria e Mbrojtjes: Shtatë zjarre ende aktive, nuk ka rrezik për zonat e banuara Aktualitet

"LUFTA" ME FLAKËT/ Ministria e Mbrojtjes: Shtatë zjarre ende aktive, nuk ka rrezik për zonat e banuara

E PËSOJNË KEQ/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, shoqërohen tre familjarë rumunë Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, shoqërohen tre familjarë rumunë

NXORRËN FOTOT E ERGYS AGASIT GJATË ARRESTIMIT/ Pezullohen dy efektivë të “Shqiponjave” Aktualitet

NXORRËN FOTOT E ERGYS AGASIT GJATË ARRESTIMIT/ Pezullohen dy efektivë të “Shqiponjave”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT