• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SUBJEKT I OFL-SË/ Apeli i GJKKO lë në fuqi konfiskimin e pasurive të Çlirim Markut dhe të familjarëve të tij
Home
Breaking News

SUBJEKT I OFL-SË/ Apeli i GJKKO lë në fuqi konfiskimin e pasurive të Çlirim Markut dhe të familjarëve të tij

4 April, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi konfiskimin e pasurive të Çlirim Markut dhe të familjarëve të tij.

Marku është subjekt i OFL-së, ndërkohë që Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar la në fuqi kërkesën e SPAK, ndërsa pasuritë e tij i kanë kaluar shtetit.

NJOFTIMI I APELIT TE GJKKO
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Nertina Kosova (kryesuese), Saida Dollani (anëtare) dhe Igerta Hysi (anëtare), sot më datë 04.04.2023, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 1/75 akti, datë 12.04.2022 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesit Ç.M., E.M., K.M., N.M., kundër vendimit nr. 36/140, datë 11.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka vendosur:
“1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
2. Konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të pasurive si më poshtë :
•Pasuri e paluajtshme nr. {…}, zona kadastrale {…}, volumi {…}, faqe {…} e llojit truall me sipërfaqe 206 m2, si dhe godinë banimi me 3 kate + papafingo e legalizuar me lejen e legalizimit nr. {…} dt. {…} ndodhur në {…}.
•Pasuri e paluajtshme nr. {…}, zona kadastrale {…}, volumi {…}, faqe {…} e llojit apartament me sipërfaqe 93.4 m2, ndodhur në {…}.
•Pasuri e paluajtshme nr. {…}, zona kadastrale {…}, volumi {…}, faqe {…} e llojit apartament me sipërfaqe 107.8 m2 e ndodhur në {…}.
•Të drejtat që subjekti i aktit normativ {…} ka fituar në cilësinë e blerësit me kontratën premtim shitje nr. {…} rep. nr. {…} kol. dt. {…} mbi pasurinë e paluajtshme të llojit apartament me sipërfaqe totale 64.08 m2, ndodhur në lagjen {…}.
3. Heqjen e masës së sekuestrimit për pasurinë e paluajtshme të llojit apartament me sipërfaqe totale 64.08 m2, ndodhur në lagjen {…}, përfituar me kontratën premtim – shitje nr. {…} rep. nr. {…} kol. dt. {…} si dhe për pasurinë e luajtshme automjet i markës Mercedez Benz model ML 320, me targa {…} të sekuestruara me vendimin nr. 62 dt. 15.01.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar…”.

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:
– Lënien në fuqi të vendimit nr. 36/140, datë 11.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PO PO, KA** NË P**"/ Kush nga banorët rrezikon zarfin e zi për fjalorin (VIDEO)
Previous article VRASJA E PJERIN XHUVANIT/ Arbër Paplekaj mbërrin në gjykatën e Elbasanit! Seanca gjyqësore zhvillohet me dyer të mbyllura

s.autor

Postime të ngjashme

VIJOJNË KONTROLLET NË BURGJE/ Sekuestrohet një tjetër telefon në qelinë e të dënuarit në Durrës Aktualitet

VIJOJNË KONTROLLET NË BURGJE/ Sekuestrohet një tjetër telefon në qelinë e të dënuarit në Durrës

HETIMET PËR BALLUKUN/ Pas emaileve për vilën në Palasë, arkitektët merren në pyetje nga SPAK Aktualitet

HETIMET PËR BALLUKUN/ Pas emaileve për vilën në Palasë, arkitektët merren në pyetje nga SPAK

E PËSOJNË KEQ/ Shisnin kokainë në një lokal, në pranga tre persona në Elbasan Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Shisnin kokainë në një lokal, në pranga tre persona në Elbasan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT