• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJE/ Një person me rrezikshmëri shumë të lartë, pjesë e sulmit ndaj Top Channel?
Home
Aktualitet
Kronikë

DETAJE/ Një person me rrezikshmëri shumë të lartë, pjesë e sulmit ndaj Top Channel?

29 March, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Detaje të reja nga hetimi mbi sulmin ndaj Top Channel, ku u qëllua në drejtim të godinës së televizionit, duke mbetur i vrarë roja 61-vjecar, Pal Kola.

A2 shkruan se hetuesit kanë tre profile të sakta ADN-je si dhe një nga gëzhojat. Edhe në një pjesë të makinës është gjetur një shenjë e plotë gishti që i përket një personi me rrezikshmëri shumë të lartë.

Automjeti i tre të dyshuarve ka lëvizur në rrugën dytësore të autostradës Durrës-Tiranë, e nëpërmjet Mëzezit ka hyrë për në rrugën “7 nëntori”. Fillimisht makina Range Rover ka dalë përballë godinës së Top Channel ka vijuar rrugën për tek “Kasem Shima” ka bërë një gjysmë rrotullim dhe është rikthyer sërish për në drejtim të televizionit në orën 12:30 minuta pas mesnate.

Dy prej vrasësve kanë dalë në dritaret e mjetit, njëri prej të cilëve në sediljen e pasme dhe kanë filluar të qëllojnë në drejtim të godinës.

Nga të shtënat mbeti i vrarë Pal Kola si dheu dëmtua fasada ballore e godinës së televizionit dhe dy automjete të parkuara në oborr.

Menjëherë pas breshërisë së kallashnikovit autorët u larguan përsëri nëpërmjet rrugës nga e cila mbërritën, për në drejtim të Durrësit, dhe në orën 12:36 pas mesnate janë fiksuar nga kamerat e sigurisë në zonën e Kasharit.

Në orën 00:55, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë marrë njoftim për djegien e një automjeti, në autostradën Durrës-Rrogozhinë, në vendin e quajtur “Përroi i Agait”.

Sipas policisë automjeti i tipit “Range Rover Sport”, me ngjyrë kafe, është vjedhur një turisti kosovar në korrik të 2020-S, në fshatin Tale të Lezhës ndërsa targat e mjetit janë kallëzuar të vjedhura në Tiranë natën e ndërrimit të viteve.

Ndonëse zona ku ka ndodhur ngjarja ka kamera sigurie, mesa duket ende nuk është bërë i mundur identifikimi i atentatorëve. Për këtë, policia vendosi dhe një shumë prej 100 mijë eurosh për këdo që jep informacione lidhur me ta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHKATËRROHET BANDA KRIMINALE NË GREQI/ Pesë të arrestuar, mes tyre një shqiptar
Previous article VENDOSJA E ARMËVE TAKTIKE BËRTHAMORE NË BJELLORUSI/ Kremilini: Është mesazh për NATO-n. Duhet të kuptojnë seriozitetin e situatës

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NE VAUN E DEJËS/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT) Aktualitet

TRAGJIKE NE VAUN E DEJËS/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT)

KONFLIKT NË KORÇË/ Dy persona të plagosur, dyshohet se u përplasën me lopata dhe mjete të forta Aktualitet

KONFLIKT NË KORÇË/ Dy persona të plagosur, dyshohet se u përplasën me lopata dhe mjete të forta

TRAFIK DROGE NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË/ Prokuroria e Leçes mbyll hetimet për 66 persona Aktualitet

TRAFIK DROGE NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË/ Prokuroria e Leçes mbyll hetimet për 66 persona

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT