• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GRUPI HETIMOR HAP TABULATET/ Alda Klosi komunikoi me Rozeta Dobin deri një ditë para se të arrestohej
Home
Breaking News

GRUPI HETIMOR HAP TABULATET/ Alda Klosi komunikoi me Rozeta Dobin deri një ditë para se të arrestohej

11 March, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Që prej mesit të muajit dhjetor të vitit të kaluar e deri më sot, Prokuroria e Tiranës ende nuk ka hedhur dritë mbi të zotin e shumës prej afro 600 mijë euro që u gjenden në shtëpinë e Rozeta Dobit.

Ndonëse kjo e fundit u kallëzua për vjedhjen e 120 mijë eurove dhe të 30 mijë dollarëve, nga zyrtarja e lartë e qeverisë shqiptare, policia dhe prokuroria ende nuk kanë mundur të zbardhin bisedat mes dy grave të cilat ishin në pozita miqësore deri ditën kur Rozeta Dobi vendosi të fliste para prokurores së çështjes.

Ajo mohoi të ishte vjedhëse e aq më tepër në shtëpinë e Aldës, ku ajo punonte si pastruese prej më shumë se 5 vjetësh.

Por, Prokuroria në hetimet, siç pretendon, intensive ka nisur verifikimin edhe të komunikimeve mes dy mikeve, ku u bë me dije nga dëshmia e Dobit se paratë që i kishte në shtëpinë e saj i kishte marrë t’i fshihte pasi Alda Klosi kishte frikë se mund të ia merrte ish-bashkëshorti pasi u tha se ata ishin në proces divorci.

Edhe Klosi është vënë në pranga për dëshmi të rreme, fshehje të ardhurash dhe pastrim parash ende nuk bëhet me dije se në cilën pjesë të dëshmisë së saj është pranuar nga organi i hetimit se ajo ka gënjyer.

Të dhënat tregojnë një fakt të pakundërshtueshëm se Rozeta Dobi ka pranuar bashkëpunimin dhe dijeninë e zyrtares për marrjen e parave të saj në shtëpinë e saj për t’i çuar në shtëpinë e Dobit.

Në këtë transport ka marrë pjesë edhe djali i Rozetës, Havieri, i cili në fakt nuk ka qenë në dijeni se ça mbante kutia metalike që nëna e tij kishte në një çantë të madhe.

HETIMI

Ekspertiza telefonike e aparatit celular të Rozeta Dobit provon deklarimet e kësaj të fundit se deri në momentin e arrestimit, ka pasur komunikime me ish-zyrtaren Alda Klosi. Burimet konfirmojnë se biseda e fundit mes tyre, ka qenë më 6 janar të këtij viti, 25 ditë pasi Alda Klosi e kishte kallëzuar për vjedhjen e banesës.

Prokuroria e kryeqytetit ende nuk i jep përgjigje pyetjes, nëse ka qenë vjedhje apo inskenim, duke treguar hermetizëm rreth mesazheve që ka zbërthyer në “WhatsApp”.

Ish-zyrtarja e qeverisë Alda Klosi kishte komunikim me sanitaren që e akuzon për vjedhje Rozeta Dobin, 21 ditë pas pretendimit se e kishte vjedhur. Sipas të dhënave mësohet se ka përfunduar ekspertiza e aparatit celular të sanitares teksa janë transkriptuar edhe bisedat në “WhatsApp” mes kësaj të fundit dhe punëdhënëses Alda Klosi. Biseda e fundit mes tyre mban datën 6 janar të këtij viti, vetëm një ditë përpara se Rozeta Dobi, bashkë me të birin të përfundonin në pranga, nën akuzën për grabitjen e banesës së ish-zyrtares.

Teksa në procesverbalin e Policisë rezulton se Klosi kishte kallëzuar në Komisariatin nr. 2 në Tiranë, grabitjen në shtëpinë e saj më 15 dhjetor, madje u kishte thënë agjentëve se dyshimet i kishte te sanitarja e punësuar tek ajo prej 5 vitesh.

Në këtë pikë, ku evidentohen data dhe rrethana të hetimit, Prokuroria e Tiranës, shprehet e rezervuar se çfarë përmbajnë mesazhet e shkëmbyera deri më datë 6 janar mes gruas së kallëzuar dhe ish-zyrtares. Dhe madje ende nuk dihet nëse provohet në këto mesazhe, vërtetësia e deklaratës së njërës palë apo tjetrës. Dobi thotë se rreth 600 mijë euro të gjetura në banesën e saj, i përkasin Alda Klosit, dhe se gjithçka ishte një inskenim mes tyre, për t’ia atribuuar bashkëshortit të ish-zyrtares, me të cilën kishte konflikte.

Ndërkohë, që vetë Klosi, pranoi se në shtëpinë e saj ishin vjedhur vetëm 120 mijë euro dhe 30 mijë dollarëve, por jo pjesën tjetër, që ishte edhe shuma më e madhe, që u gjetën në tubin e aspirimit në kuzhinën e banesës në të cilën jetonin nënë e bir. Në fillim të këtij muaj, Prokuroria e Tiranës ballafaqoi Klosin dhe Dobin, por ato vijuan të mbajnë qëndrime të njëjta, si ato që kishin thënë kohë më parë!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA GJOKSI TE DHËMBËT/ Luizi zbulon çfarë pëlqen më shumë nga trupi i vajzave të BB VIP
Previous article DOSJA E TIJ REZULTON "E PASTËR"/ Kush është anëtari i grupit kriminal që u ndalua në Belgjikë. ‘Kyçen’ pronat dhe mjetet në Tiranë e Vlorë

s.autor

Postime të ngjashme

FESTË DHE PROTESTË/ Dy orare për nisjen e tubimit në Tiranë, autobotët e policisë vishen kuqezi Aktualitet

FESTË DHE PROTESTË/ Dy orare për nisjen e tubimit në Tiranë, autobotët e policisë vishen kuqezi

E SHTUNA NIS ME RESHJE SHIU/ Parashikimi i motit për sot Aktualitet

E SHTUNA NIS ME RESHJE SHIU/ Parashikimi i motit për sot

SOT 28 NËNTORI/ Dita e Pavarësisë që bashkon shqiptarët kudo ndodhen Aktualitet

SOT 28 NËNTORI/ Dita e Pavarësisë që bashkon shqiptarët kudo ndodhen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT