• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DOSJA E TIJ REZULTON “E PASTËR”/ Kush është anëtari i grupit kriminal që u ndalua në Belgjikë. ‘Kyçen’ pronat dhe mjetet në Tiranë e Vlorë
Home
Aktualitet
Kronikë

DOSJA E TIJ REZULTON “E PASTËR”/ Kush është anëtari i grupit kriminal që u ndalua në Belgjikë. ‘Kyçen’ pronat dhe mjetet në Tiranë e Vlorë

11 March, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një emër i pahasur më parë në regjistrat e Policisë, të paktën nga informacionet e shpërndara ndër vite prej tyre ka rezultuar të jetë trafikant droge.

Për pasojë, Policia e Shtetit ditën e djeshme ka bërë me dije se ka nisur verifikimin pasuror të këtij personi dhe të familjarëve të tij e për pasojë janë verifikuar jo pak, por 22 pasuri në emër të këtij personi që është prangosur në Belgjikë.

Nga verifikimet e para u bë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Eridan Guerrero, një 50-vjeçar nga Vlora, por me banim në Tiranë, i cili është vënë nën akuzë nga autoritetet belge për trafik ndërkombëtar droge.

Në fakt, Belgjika prej vitesh është kthyer në hambarin e trafikut të drogës, sidomos me vendet e Amerikës Latine, vende ku shqiptarët duket se kanë mundur të hyjnë edhe si ‘dorë e parë’ duke marrë frerët e trafikut me dy portet e mëdha të Evropës, pikërisht me Antverp dhe Roterdamin.

Policia, në një njoftim të gjatë për identifikimin e pasurive të Guerreros, nuk bën me dije se cila është skeda kriminale e këtij personi, por pritet që kjo listë të kalojë në Gjykatë dhe më pas të verifikohet hollësisht pasuria e tij dhe e familjarëve të tij.

VERIFIKIMET

Në kuadër të procedimit pasuror që shërbeu për finalizimin e këtij operacioni, si dhe në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u sekuestruan 22 pasuri (të paluajtshme dhe automjete), në pronësi të shtetasit E. G., 50 vjeç, lindur në Vlorë, dhe të familjarëve të tij.

50-vjeçari aktualisht ndodhet në dhomat e paraburgimit në Bruksel, Belgjikë, i akuzuar për veprat penale “Trafikimi ndërkombëtar i lëndëve narkotike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, të kryera në formën e organizatës kriminale.

Në kuadër të operacionit “Filtri”, u sekuestruan 18 pasuri të paluajtshme (apartamente, sipërfaqe toke, njësi shërbimi, garazh dhe depo), të ndodhura kryesisht në lagjen “Uji i ftohtë”, Vlorë dhe në Durrës, si dhe 4 automjete të tipeve të ndryshme, të cilat dyshohet se janë përfituar nga shtetasi E. G. dhe nga familjarët e tij, për shkak të veprimtarive kriminale të 50-vjeçarit.

Vijojnë hetimet me qëllim zbulimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që mund të kenë si burim, veprimtaritë kriminale të shtetasit E. G. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për veprime të mëtejshme

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GRUPI HETIMOR HAP TABULATET/ Alda Klosi komunikoi me Rozeta Dobin deri një ditë para se të arrestohej
Previous article PUBLIKON PAMJET NGA LAGUNA E KUNE-VAINIT/ Rama: Ka rilindur falë masave të marra për zonat e mbrojtura

s.autor

Postime të ngjashme

FESTË DHE PROTESTË/ Dy orare për nisjen e tubimit në Tiranë, autobotët e policisë vishen kuqezi Aktualitet

FESTË DHE PROTESTË/ Dy orare për nisjen e tubimit në Tiranë, autobotët e policisë vishen kuqezi

E SHTUNA NIS ME RESHJE SHIU/ Parashikimi i motit për sot Aktualitet

E SHTUNA NIS ME RESHJE SHIU/ Parashikimi i motit për sot

SOT 28 NËNTORI/ Dita e Pavarësisë që bashkon shqiptarët kudo ndodhen Aktualitet

SOT 28 NËNTORI/ Dita e Pavarësisë që bashkon shqiptarët kudo ndodhen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT