Kryeministri Edi Rama komentoi shkurt para gazetarëve situatën politike në vend, gjatë konferencës së përbashkët me homologen daneze, e cila po qëndron për vizitë në Shqipëri. Ai tha se të gjithë aktorët do të hyjë në zgjedhje dhe këtë do e bëjnë si “çeçoja”. Sipas Ramës, në zgjedhje nuk shkohet për hatër të njërit apo tjetrit, por për zgjedhësit shqiptarë.
“Nuk më rezulton ndonjë parti që nuk do hyjë në zgjedhje, më rezulton e kundërta, dhe do e bëjnë si Çeco, sepse në zgjedhje nuk hyhet për njërin apo tjetrin, por hyhet për qytetarët” tha Rama, teksa u pyet për zhvillimet e fundit në PD.


