Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, në konferencën për mediat në Tiranë tha se ndihet e nderuar për vizitën në vendin tonë. Ajo tha se Shqipëria është një aleate e besueshme për Danimarkën.
Gjatë fjalës së saj Frederiksen nuk kurseu përgëzimet për kryeministrin Edi Rama, të cilën e cilësoi një zë të fuqishëm në mbështetje dhe mbrojtje të vlerave evropiane.
“Jam shumë e nderuar që jam kryeministrja e parë daneze që vizaton Shqipërinë, ju jeni një nga zërat më të fortë në Evropë, kur bëhet fjalë për një integrim i plotë i Ballkanit Perëndimor në pjesën tjetër të Evropës. Shqipëria është një partner i besueshëm për Danimarkën. Jeni një zë kaq i fortë për vlerat evropiane”, tha ajo.


