• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KËRKOHEJ NË SPANJË SI PJESË E NJË GRUPI KRIMINAL/ Arrestohet në Vlorë 50-vjeçari
Home
Aktualitet
Kronikë

KËRKOHEJ NË SPANJË SI PJESË E NJË GRUPI KRIMINAL/ Arrestohet në Vlorë 50-vjeçari

28 February, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një 50 vjecar i kërkuar nga drejtësia Spanjolle është arrestuar sot në Vlorë. Burime zyrtare të policisë thanë se në kuadër të operacionit, “Escape” kanë vënë në pranga 50-vjecarin me inicialet L.B.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madrid, pasi Gjykata Qendrore e Instruksionit në Spanjë, me vendimin e datës 14.02.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Pjesëmarrja në grup kriminal me qëllim trafikimin dhe kultivimin e narkotikëve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”, parashikuar nga legjislacioni penal spanjoll.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet, në bashkëpunim me Interpol Tirana, faza e tretë e operacionit policor të koduar “Escape”.

Kapet dhe arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimin, një tjetër pjesëtar i grupit kriminal me aktivitet në fushën e narkotikëve, në Spanjë.

Shkon në 3 numri i shtetasve në kërkim ndërkombëtar (pjesëtarë të të njëjtit grup kriminal), të kapur në Vlorë.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, të DVP Vlorë, bazuar në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për vendndodhjen e një tjetër shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht si pjesëtar i një grupi kriminal me aktivitet kultivimin e bimëve narkotike të llojit marijuanë, në Spanjë, kanë organizuar dhe finalizuar, në bashkëpunim me Interpol Tirana, fazën e tretë të operacionit policor të koduar “Escape”.

Në kuadër të këtij operacioni, u kap në Rrugën Transballkanike dhe u arrestua përkohësisht, shtetasi:

-L. B., 50 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madrid, pasi Gjykata Qendrore e Instruksionit në Spanjë, me vendimin e datës 14.02.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Pjesëmarrja në grup kriminal me qëllim trafikimin dhe kultivimin e narkotikëve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”, parashikuar nga legjislacioni penal spanjoll.

Shtetasi L. B., së bashku me shtetasit U. S. dhe Xh. H., të arrestuar më parë nga Policia, në Vlorë, akuzohen si pjesëtarë të të njëjtit grup kriminal në Spanjë, që merret me kultivimin e marijuanës. Shtetasi L. B. dyshohet se është përgjegjës për blerjen, transportimin dhe furnizimin me pajisjet elektrike që përdoreshin për kultivimin e plantacioneve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAFIKONIN MJETE TË VJEDHURA/ Gjykata e Posaçme çon për gjykim të pandehurit, mes tyre tre policë
Previous article VRASJA E RAMAZANIT DHE RUNAJT/ Alibej refuzon të dëshmojë: Tani kam një problem familjar, por do flas në një moment të dytë

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë Aktualitet

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti Aktualitet

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT