Erion Alibej ka nuk ka folur para Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar në lidhje me vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt.
Procesi këtë të martë zhvillohej për këtë të fundit i cili u gjet i masakruar me thikë pranë varrezave të qytetit të Elbasanit në vitin 2020.
Gazetarja e Klan News, Glidona Daci, raporton se Alibej ishte thirrur në cilësinë e dëshmitarit dhe të pandehurit, teksa i pyetur nga gjykata ai tha se do të fliste, por në një moment tjetër.
“Jam i gatshëm të flas, por në një moment të dytë. Më ka ndodhur një problem familjar”.


