• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKEMA/ Si kalojnë turqit me dokumente false nga Rinasi për në BE?
Home
Aktualitet
Kronikë

SKEMA/ Si kalojnë turqit me dokumente false nga Rinasi për në BE?

26 February, 2023 F.autor Aktualitet, Kronikë

Një shtetas turk, U.Y., 24 vjeç, u kap disa ditë më parë në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Tiranë, në përpjekje për t’u larguar nga vendi ynë në drejtim të perëndimit me pasaportë false sllovake. I riu turk u konstatua në vijën e dytë të kontrollit, pas dyshimeve bazuar në analizë risku të rasteve të shtetasve turq që përpiqen të udhëtojnë në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian me dokumente të falsifikuara.

Por, cila është skema që kryesisht shtetas turq, por edhe të tjerë nga vende që mund të udhëtojnë pa viza nga vendi i origjinës drejt Tiranës, përdorin për të mbërritur në BE? Udhëtimi nga Stambolli, ose aeroporte të tjera, drejt Tiranës, bëhet sipas të gjitha rregullave, duke pasur parasysh që turqit udhëtojnë pa viza në vendin tonë.

Ata zbresin në Rinas me dokumentet e tyre origjinale, ndërsa tentativa për të kaluar në vendet e BE bëhet me dokumente false, dhe të përfshirë ka edhe persona të tjerë që ua sigurojnë ato.

Kontrollet e chech in bëhen për kthim në atdhe me dokumentet e tyre origjinale dhe pas kalimit, këta shtetas, nuk udhëtojnë drejt vendit të tyre, por drejt një vendi të BE, i cili e ka nisjen të përafërt në orar, pasi më herët pajisen me një dy bileta udhëtimi, një për vendin e tyre e tjetrën për në vendin e BE ku duan të shkojnë. Në këtë moment hyjnë në lojë dokumentet e falsifikuara, përmes së cilave të paktën kryhet tentativa.

Në vitet e fundit, numri i shtetasve turq të kapur në Rinas në përpjekje për të përdorur këtë skemë ka qenë i konsiderueshëm dhe kjo ka detyruar autoritetet tona të marrin masa shtesë, ndihmuar edhe nga partnerët ndërkombëtar me pajisje të sofistikuara. Shancet që këta shtetas të kalojnë vijën e kontrollit janë zvogëluar jashtë mase, teksa i nënshtrohen survejimit të detajuar.

Në Rinas, gjatë vitit 2022 janë kapur në total 148 persona që kanë tentuar të kalojnë kufirin përmes dokumenteve të falsifikuara. Burime nga blutë bëjnë me dije se 5 prej tyre kanë rezultuar në kërkim ndërkombëtar nga vende të ndryshme, të cilët janë arrestuar dhe më tej kanë nisur procedurat e tjera të ekstradimit./ Shqiptarja.com

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIZA/ Në shënjestër të politikës agresive ruse, pse po e kërcënon hapur Kremlini Moldavinë?
Previous article E RËNDË/ Shkëputet ashensori, 6 vajza përfundojnë në spital në gjendje KRITIKE

F.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT