• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ANALIZA/ Në shënjestër të politikës agresive ruse, pse po e kërcënon hapur Kremlini Moldavinë?
Home
Nderkombetare

ANALIZA/ Në shënjestër të politikës agresive ruse, pse po e kërcënon hapur Kremlini Moldavinë?

26 February, 2023 F.autor Botë, Nderkombetare

Republika e Moldavisë po vihet gjithnjë e më shumë në shënjestër të politikës agresive ruse. Cili është interesi i Moskës?

Një gjest shumë i pazakontë i presidentit amerikan, Joe Biden. Në takimin me përfaqësuesit e nëntë vendeve lindore dhe qendrore europiane, anëtarë të NATO-s (21.02.2023) në Varshavë ai kishte ftuar edhe presidenten moldave, Maia Sandu, megjithëse Moldavia nuk është anëtare e NATO-s dhe momentalisht nuk synon anëtarësim në aleancën transatlantike. Gjatë fjalimit të tij, Biden iu drejtua drejtpërdrejt presidentes moldave: “Jam krenar të qëndroj në krah Tuajin dhe popullit liridashës moldav”, tha ai dhe kërkoi një duartrokitje nga të pranishmit për presidenten moldave.

Pas këtij gjesti ndodhet një arsye serioze: Republika moldave, gjeografikisht mes Ukrainës dhe veriperëndimit të Rumanisë  trembet prej kohësh se do të bëhet viktima tjetër e politikës agresive ruse dhe e sheh veten të konfrontuar me kërcënime gjithnjë e më të hapura dhe të forta nga Moska. Në fillimin e javës presidenti rus anuloi një dekret nga viti 2012, në të cilin Kremlini garanton sovranitetin dhe integritetin e Republikës së Moldavisë. Pak më parë presidenti ukrainas, Zelensky kishte paralajmëruar, se Rusia kërkon të bëjë puç ndaj lidershipit proeuropian rus. Kurse nga Moska të enjten u tha, se Ukraina planifikon një ndërhyrje ushtarake në Moldavi. Pse kjo mprehje shpatash? Pse po zhvendoset në qendër të zhvillimeve aktuale të luftës ky vend me vetëm 3,5 milionë banorë?

64787216 401

Takimi i 9 vendeve lindore të NATO-s në Varshavë, 22.02.2023

 

 

Rëndësia strategjike e Transnistrisë

Moldavia ishte vendi i parë pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, ku Rusia duke mbështetur separatistët provokoi një luftë të përgjakshme disa mujore (1992) dhe më vonë krijoi një konflikt të ngrirë. Në Transnistri, një rrip i hollë toke në lindjen moldave sundojnë prej më shumë se tre dekadash forca proruse; krahas kësaj aty janë të stacionuar 2000 ushtarë rusë. Në afërsi të fshatit Cobasna gjendet depoja më e madhe e armëve të Europës, me mbi 20.000 tonë municion dhe pajisje ushtarake. Në vitin 1999 Moska garantoi me shkrim tërheqjen e trupave nga Transnistria, por nuk e zbatoi kurrë marrëveshjen.

Me fillimin e luftës në Ukrainë, rëndësa strategjike e Transnistrisë u rrit edhe më shumë. Rusia mund të hapë që këtu një front perëndimor drejt Ukrainës. Ose të paktën të shkaktojë një kaos politik të brendshëm kaq të madh në Moldavi, saqë ky vend të kthehet në një krizë serioze në kufirin jugperëndimor të NATO-s dhe perëndim të Ukrainës.

64691479 401

Presidentja moldave, Maia Sandu

Bllokimi i rrugëve të kontrabandës

Edhe forcat separatiste mund të kenë interes për një skenar të tillë. Ato financohen prej dekadash ndër të tjera nga biznesi masiv i kontrabandës, që kalon edhe përmes territorit ukrainas. Që nga fillimi i luftës Ukraina ka mbyllur kufijtë me Transnistrinë. Regjimi i atjeshëm kërcënohet kështu nga kolapsi ekonomik. Në muajt e parë pas luftës, presidentja moldave, Maia Sandu dhe qeveria proeuropiane morën vetëm një qëndrim solidar të kujdesshëm ndaj Ukrainës, për shkak se nuk donin një kurs konfrontimi të drejtpërdrejtë me Moskën. Kjo ndryshoi vjeshtën e kaluar, kur Moska shkurtoi furnizimet me gaz për Moldavinë dhe mbështeti partitë opozitare në përpjekjen për destabilizimin e brendshëm politik të vendit. Kjo ndoshta duhet t’ia ketë bërë të vetëdijshme presidentes proeuropiane, se çdo lloj përpjekje për mos prishjen e ekuilibrave me Moskën është e kotë.

Fund i neutralitetit?

Republika e Moldavisë ka filluar me shpejtësi të kërkojë burime të tjera të funrizimit me gaz dhe energji përtej burimeve ruse. Krahas kësaj po diskutohet hapur, nëse dhe si mund të ndryshohej në kushtetutë statusi i neutralitetit. Në bisedime është edhe armatimi i forcave të armatosura moldave në gjendje të vështirë. Para pak javësh, Gjermania dërgoi automjete të blinduara të tipit Piranha në Moldavi. Aktualisht ky vend nuk mund të mbrohej kundrejt separatistëve. Transnistria zotëron duzina tankesh luftarakë dhe pajisje të rënda ushtarake.

60995911 401

Pamje nga Tiraspol

Ukraina i ka ofruar fqinjes më të vogël, se do të jetë krah saj, nëse Moska dhe separattistët provokojnë një konflikt. Por që Ukraina planifikon një pushtim të Moldavisë, siç thotë Moska, kjo është një akuzë absurde, dhe është më shumë një pretekst për Kremlinin. Por një gjë e ka arritur presidenti Putin. Republika moldave politikisht e lëkundur deri tani po çlirohet gjithnjë e më shumë e vendosur nga kapja e Moskës. Përtej gjesteve simbolike si ai i presidentit Biden, ky vend po merr gjithnjë e më shumë mbështetje nga Rumania, me të cilën Moldavia ndan gjuhën, kulturën dhe një histori të përbashkët. Rumania do të luante në të ardhmen një rol kyç në shkëputjen ekonomike të Moldavisë nga Rumania./DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shkrimtarja nga Maqedonia e Veriut, Nurie Emrullai shpallet fituese e Çmimit Kadare për vitin 2023
Previous article SKEMA/ Si kalojnë turqit me dokumente false nga Rinasi për në BE?

F.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT