• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NUK KA RIGJYKIM/ Pafajësi për anëtarët e “Hakmarrjës për drejtësi”. Gjykata e Lartë rrëzon Prokurorinë
Home
Aktualitet
Kronikë

NUK KA RIGJYKIM/ Pafajësi për anëtarët e “Hakmarrjës për drejtësi”. Gjykata e Lartë rrëzon Prokurorinë

22 February, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Historia e akuzave për një organizatë kriminale ‘Hakmarrja për Drejtësi’ duket se është vulosur përfundimisht nga një vendim i djeshëm i Gjykatës së Lartë.

Me një vendim të marrë në dhomë këshillimi Gjykata e Lartë ka vendosur mospranim te rekursin e prokurorisë për të pandehurit e akuzuar si pjesë e organizatës, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, që i shpalli të pafajshëm.

Vendimi u shqyrtua këtë të martë, ku trupi gjykues vendosi mospranim të rekursit të bërë nga prokuroria e krimeve të renda , e cila kishte kërkuar rikthim të çështjes për gjykim në shkallë të parë.

Vendimi i Gjykatës së Apelit u shpall me 13 shkurt të vitit 2017, kur të pandehurit u liruan nga akuzat të gjithë anëtarët e kësaj bande të dënuar nga të gjitha shkallët e tjera të gjykimit.

Gjykata ka dhënë pafajësi për Orik Shytin, Leart Shytin, Altin Arapin, Dritan Hatën, Gent Cakën, Nikolin e Pasho Novruzajn, Gëzim Gjonin, Roland Shytin dhe Kreshnik Spahiun.

Procesi ndaj bandës “Hakmarrja për Drejtësi” ka zgjatur afro tre dekada dhe për shkak të kërkesave të shumta për gjykime e rigjykime një numër i madh gjykatësish janë përfshirë në proces.

Organizata “Hakmarrje për Drejtësi” u shpall publikisht në 13 tetor 1996, por Prokuroria e aso kohe pretendoi se ishte krijuar në 1992 në qytetin e Durrësit. Gjykimi ndaj organizatës filloi që në vitin 1998, por u rikthye për gjykim me kërkesë të të akuzuarit kryesor Orik Shyti.Vëllezërit Shyti janë djemtë e Aredin Shytit, një prej figurave të rëndësishme të Ministrisë së Brendshme në diktaturën komuniste dhe në qeverisjen e ish-kryeministrit Fatos Nano në 1991.

Të dënuarit e “Hakmarrjes për Drejtësi” i kanë hedhur poshtë pretendimet dhe tërë akuzat, përfshi vrasje, vjedhje bankash deri edhe rrëmbime. Krimet më të rënda për të cilat akuzohen pjesëtarët e kësaj bande janë vrasja e ish-drejtorit të Burgjeve, Bujar Kaloshi, vrasja e 4 civilëve nga vendosja e bombës në ish-supermarketin e kompanisë “VEFA” si edhe ekzekutimi në qendër të Tiranës të shoferit të ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sollaku.

Vendimi i Apelit

Në shkurt 2016 Gjykata e Apelit për Krimet të Rënda i rrëzoi të gjitha këto akuza, duke dhënë me vendim të formës së prerë pafajësi dhe lirim nga çdo akuzë për të gjithë të pandehurit. Sipas Gjykatës, provat kryesore të paraqitura në proces ose ishin absolutisht të papërdorshme, ose ishin marrë në formën e gabuar ligjore e procedurale, çka i bënte ato të pavlefshme. Prokuroria ishte kundër vendimmarrjes në Gjykatën e Apelit dhe kërkoi në atë seancë që dosja të rikthehej në Gjykatën e Shkallës së Parë për një rishqyrtim të plotë gjyqësor.

“Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda vendosi ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda të datës 1.07.2008”, u lexua vendimi i shkurtuar, i cili deklaroi të pafajshëm të gjithë të pandehurit e dosjes. Në të njëjtin vendim gjykata urdhëroi shuarjen e masës së sigurisë të caktuara në mungesë ndaj të pandehurve, si dhe lirimin e dy të pandehurve që ndodhen në qeli, Gentian Çaka dhe Dritan Hate.Vendimi i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda u dha më 13 shkurt 2017 dhe menjëherë KLD-ja deklaroi nisjen e një hetimi për këtë rast.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUBLIKOHET FOTO/ Kush është 30-vjeçari i arrestuar në Gjermani, akuza nga SPAK për inceneratorin e Fierit dhe mik me djalin e Lefter Kokës
Previous article RUMANIA GODITET NGA NJË TJETËR TËRMET/ Lëkundjet ndihen edhe në Serbi, ja sa ishte magnituda

s.autor

Postime të ngjashme

DITA 15-të E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej” Aktualitet

DITA 15-të E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej”

MEGAOPERACIONI I SPAK PËR TRAFIKUN E KOKAINËS/ GJKKO lë në burg ndërtuesit Aktualitet

MEGAOPERACIONI I SPAK PËR TRAFIKUN E KOKAINËS/ GJKKO lë në burg ndërtuesit

DOSJA "ARUBA"/ Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në Europë Aktualitet

DOSJA "ARUBA"/ Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në Europë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT