foton e Silvester Driza, 30-vjeçarit që u arrestua nga autoritetet gjermane pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK për hetimet në lidhje me inceneratorin e Fierit.
drizaDriza u arrestua në Gjermani, me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë, pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”.
Panorama mëson se ky shtetas dyshohet se në vitin 2017 ka themeluar një shoqëri fiktive me fushë veprimtarie trajtimin e integruar të inerteve dhe ka lëshuar fatura me çmime të larta, deri në fund të vitit 2018, kur i është miratuar leja ligjore për të kryer ketë veprimtari.
Mes personave të shpallur në kërkim nga SPAK në fund të vitit 2022, ishin ish administratori i inceneratorit të Fierit Luran Dusha dhe Arber Denizi, Juri Ymeraj, Silvester Driza (i arrestuar me 21 shkurt 2023 ne Gjermani), tre drejtuesë kompanish të lidhura me ish ministrin e Mjedisit, Lefter Koka.
Disa muaj më parë emri i Drizës është denoncuar edhe nga Monika Kryemadhi, ku tha se i riu Silvester Driza ishte mik i djalit të Lefter Kokës.
“Nisur nga përshtatshmëria e masës së sigurimit me nevojat e sigurimit duke marrë parasysh sanksionin që parashikohet për këto vepra penale, rrezikshmërinë e personave nën hetim, në rastin konkret, nevojat e sigurimit janë të mëdha, referuar rrethanave të faktit penal, dëmit të shkaktuar interesave të ligjshme të shtetit, nga ana e prokurorisë vlerësohet se masa më e përshtatshme për personat nën hetim Arben Dervishaj, Giuseppe Ciaffaglione, Loran Dusha, Arbër Denizi, Juri Ymeraj, Silvester Driza, Regan Merdani, Gentian Zifla, Robert Shabani, Enver Sheshi, është ajo e “arrestit në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale”, thuhet në dosjen e SPAK, lidhur me masat e vendosura për personat e akuzuar.


