• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“SHTËPIA E MBULUAR ME GJAK”/ Kryeplaku flet për vrasjen në Maliq: Babai në depresion, djali pinte shumë
Home
Aktualitet
Kronikë

“SHTËPIA E MBULUAR ME GJAK”/ Kryeplaku flet për vrasjen në Maliq: Babai në depresion, djali pinte shumë

19 February, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur banorët e Maliqit pasditen e djeshme pasi një 77-vjeçar ka vrarë me çekiç djalin e tij. Ky i fundit i cili ishte në gjendje të dehur më parë kishte tentuar të hidhte në pus babain e tij 77-vjeçarin Shefki Bylykbashi.

Ngjarja e cila në fillim u raportua si aksidentale, u zbardh ditën e sotme bashkë me detaje të reja. Banorët e fshatit Zvezdë në Maliq janë shprehur të tronditur për ngjarjen e ndodhur mes babait dhe djalit Hamdi Bylykbashi.

Kryetari i fshatit, Adriatik Lilo duke folur për mediat ka treguar se familja Bylykbashi ishte e rregullt dhe që nuk kishin probleme. Sipas Lilos, 50-vjeçari Hamdi Bylykbashi kohët e fundit kishte nisur ta tepronte me alkoolin pasi kishte kaluar dy ndarje. Ai thotë se Bylykbashi kishte pothuajse 2 vite që ishte kthyer nga Gjermania dhe largësia me fëmijët mund ta kenë shtyrë drejt alkoolit.

“Shumë familje e mirë. Këtë që ndodhi askush nuk e besonte. Njerëz të punës, pa fjalë, familje e rregullt. Djali ka pasur nja dy divorce, po nuk është ndonjë gjë. Po bën 1 vit e gjysmë a 2 që është kthyer nga Gjermania. Jetonte me të atin. Pijen e kishte rënduar, mbase dhe ndarja, larg fëmijëve. Unë isha në punë kur më morën në telefon, një djalë nga fshati që punon me makinë dhe më thanë që kishin lajmëruar për të çuar djalin në spital. E kishte marrë familja i kishte thënë hajde se kemi djalin, i ka rënë murit me kokë i dehur dhe duam ta çojmë në spital. Kishte vajtur ky e kishte parë gjak gjithë shtëpia dhe iu kishte thënë s’mund ta fus në makinë, lajmëroni ambulancën. Më merr mua në telefon të lajmëroja ambulancën se djali i Shefkiut i ka rënë murit me kokë dhe është shumë keq. I bie unë ambulancës, vjen ambulanca e merr, në spital deklaruan se ndërroi jetë. Kishte qenë gjallë kur e ka marrë ambulanca”.

Më tej ai tha se edhe 77-vjeçari Shefki Bylykbashi kohët e fundit nuk ishte mirë pasi kishte kaluar në depresion.

“Babai nuk ishte i goditur. Nuk e di çfarë të them se nuk kam qenë aty. I ati si gjithmonë, i njëjti ishte. Ka kaluar depresion, nuk ka qenë mirë dhe i ati këto kohët e fundit. Nuk ka qenë ai Shefki që ka qenë i pari se unë jam rritur me ta dhe i njoh shumë mirë. Kanë qenë familje e nderuar. Vetëm me pijen. Hamdiu ishte djalë i vetëm. S’e kam parë viktimën, më thanë që është shumë keq, me gjak, i dëmtuar, ka çarë kokën dhe duhet ambulanca kaq”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "FJALA LIDHËSE ISHTE VJEHRRA"/ Metushi: Si u zbulua pasuria e Vis Martinaj në Surrel
Previous article LUFTA NË UKRAINË/ Blinken paralajmëron Kinën: Do të ketë pasoja nëse do të mbështesni Rusinë

s.autor

Postime të ngjashme

NË KËRKIM PËR PASTRIM PARASH/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj Aktualitet

NË KËRKIM PËR PASTRIM PARASH/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

SITUATA ME ZJARRET/ 27 vatra në 24 orë, 4 aktive në vend. Ja zonat problematike Aktualitet

SITUATA ME ZJARRET/ 27 vatra në 24 orë, 4 aktive në vend. Ja zonat problematike

REGULLORJA E RE E GJKKO/ Dhoma e Avokatisë: Të rishikohet, telefoni është studio lëvizëse e avokatit Aktualitet

REGULLORJA E RE E GJKKO/ Dhoma e Avokatisë: Të rishikohet, telefoni është studio lëvizëse e avokatit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT