Në mbledhjen e liderëve evropianë në Mynih për Konferencën për Sigurinë me fokus Ukrainën, Kina shpalli një iniciativë për paqen në Ukrainë.
Nga SHBA Blinken akuzoi Rusinë se ka kryer krime kundër njerëzimit.
Nga ana tjetër Blinken paralajmëroi homologun e tij kinez “për implikimet dhe pasojat nëse Kina ofron mbështetje materiale për Rusinë ose ndihmon në anashkalimin e sanksioneve”.
‘Ne do të paraqesim një plan paqeje. Dhe ky është qëndrimi kinez për tejkalimin e krizës në Ukrainë. Paqja duhet të ketë një shans,”- tha kryediplomati kinez, Ëang Yi.
Në samit, NATO dhe vendet e G7 riafirmuan mbështetjen e tyre, duke përfshirë mbështetjen ushtarake, për Kievin.


