• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DËBOI AMBASADORIN E ESTONISË/ Talini i kundërpërgjigjet me të njëjtën monedhë Rusisë
Home
Nderkombetare

DËBOI AMBASADORIN E ESTONISË/ Talini i kundërpërgjigjet me të njëjtën monedhë Rusisë

23 January, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Pas vendimit të Rusisë për të dëbuar ambasadorin e Estonisë nga vendi, Talini i është përgjigjur duke bërë të njëjtën gjë.

Estonia lajmëroi dëbimin e ambasadorit Rus në Talini, duke argumentuar se marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve janë shkatërruar.

“Molla e sherrit” ka qenë mbështetja e Estonisë ndaj Ukrainës dhe zhvillimi i takimit mes 11 vendeve anëtare të NATO-s në Talin, për të diskutuar agresionin rus.

Vendimi i Estonisë është përshëndetur dhe nga Lituania, e cila në një shfaqje solidariteti me fqinjin e saj baltik, njoftoi se do të ulë marrëdhëniet diplomatike me Moskën që nga 24 shkurti, datë që shënon dhe 1 vjetorin e luftës së Rusisë në Ukrainë.

Ministria e Jashtme ruse thirri ambasadorin e Estonisë Margus Laidre dhe e urdhëroi atë të largohej nga vendi deri më 7 shkurt, hera e parë që dëbon një ambasador të një vendi të BE-së që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës.

Si kundër përgjigje, ministri i jashtëm estonez Urmas Reinsalu tha se ambasadori rus do të largohet, në përputhje me “parimin e barazisë”.

#Estonia takes note of today’s decision by Russia to reduce diplomatic presence to the level of chargé d’affaires.

We stand by the principle of parity in relations with Russia, which means that the Russian Amb. will leave at the same time as the Estonian Amb. to Russia.

— Estonian MFA 🇪🇪 | 🌻 #StandWithUkraine (@MFAestonia) January 23, 2023

Estonia ka treguar mbështetjen e saj ndaj Ukrainës, që në fillimin e luftës vitin e shkuar, ku në tetor e ka shpallur Rusinë si një “regjim terrorist”.

Kujtojmë që Estonia ka qenë pjesë e Bashkimit Sovjetik, por prej vitesh ka pasur marrëdhënie të vështira me Rusinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIZA E DW: Erdogani vendosi të shpallë zgjedhje të parakohshme, a po rrezikohet pushtetit i tij në Turqi?
Previous article VRASJE DHE TRAFIK DROGE/ Policia britanike publikon fotot e 14 personave në kërkim, mes tyre 3 shqiptarë (EMRI)

s.autor

Postime të ngjashme

EVROPA DREJT NJË MODELI TË RI PËR HORMUZIN/ Në tryezë tarifat e lundrimit Botë

EVROPA DREJT NJË MODELI TË RI PËR HORMUZIN/ Në tryezë tarifat e lundrimit

TRUMP NË QORRSOKAK? Bomba, sanksione dhe dialog, strategjia që po përsëritet ndaj Iranit Botë

TRUMP NË QORRSOKAK? Bomba, sanksione dhe dialog, strategjia që po përsëritet ndaj Iranit

TENSIONET NË RRITJE/ Raportohet për shpërthime në lindje të Teheranit Botë

TENSIONET NË RRITJE/ Raportohet për shpërthime në lindje të Teheranit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT