• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ANALIZA E DW: Erdogani vendosi të shpallë zgjedhje të parakohshme, a po rrezikohet pushtetit i tij në Turqi?
Home
Nderkombetare

ANALIZA E DW: Erdogani vendosi të shpallë zgjedhje të parakohshme, a po rrezikohet pushtetit i tij në Turqi?

23 January, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Turqi do të zhvillohen në mes të majit. Kështu vendosi presidenti Erdogan. Por a mund të rrezikohet pushteti i tij në Turqi?

“Unë do të përdor autoritetin tim (…) për të caktuar datën e zgjedhjeve me 14 maj 2023”, bëri të ditur presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan. Por Erdogan tha se këto “nuk janë zgjedhje të parakohshme”. Presidenti Erdogan është edhe lideri i partisë qeverisëse konservatore islamike AKP.

Për të mos prishur datat e provimeve në shkolla, ai ra dakord për këtë orar të zgjedhjeve me partnerin e vogël ultra-nacionalist të koalicionit MHP. Zgjedhjet në Turqi është dashur të mbahen me 18 qershor të këtij viti.

Zgjedhjet shihen si një sprovë e madhe për Erdoganin, i cili është në pushtet për 20 vjet. Ai u zgjodh kryeministër në vitin 2003, ndërsa president i shtetit është prej vitit 2014. Sipas sondazheve, rizgjedhja e tij nuk është e sigurt. 68-vjeçari aktualisht është nën presion të jashtëzakonshëm politik të brendshëm, veçanërisht për shkak të krizës ekonomike dhe normës jashtëzakonisht të lartë të inflacionit në vend.

Opozita, e cila ka formuar pothuajse e tëra një aleancë të përbashkët elektorale, shpreson se do të arrijë ta fitojë pushtetin dhe ta largojë Erdoganin pas 20 vitesh qeverisjeje. Ajo bëri të ditur se do të shpallë kandidatin e saj të përbashkët për president në shkurt.

Kryetari i Bashkisë së Stambollit Ekrem Imamoglu (52) nga partia social-demokrate CHP, partia më e madhe opozitare, konsiderohet një kandidat i mundshëm për zgjedhjet presidenciale. Në dhjetor, megjithatë, Imamoglu u dënua me më shumë se dy vjet burg dhe iu ndalua të merret me politikë. Por aktgjykimi nuk është ende ligjërisht i plotfuqishëm. Një numër i konsideruar vëzhguesish politikë supozojnë se kreu i CHP, Kemal Kilicdaroglu do të mbështesë opozitën në garën politike kundër Erdoganit./DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "GARDA KA VRARË ME URDHËR"/ Artan Hoxha batuta në Policinë e Tiranës: Jam veshur trashë, i përgatitur për të qëndruar gjatë këtu
Previous article DËBOI AMBASADORIN E ESTONISË/ Talini i kundërpërgjigjet me të njëjtën monedhë Rusisë

s.autor

Postime të ngjashme

EVROPA DREJT NJË MODELI TË RI PËR HORMUZIN/ Në tryezë tarifat e lundrimit Botë

EVROPA DREJT NJË MODELI TË RI PËR HORMUZIN/ Në tryezë tarifat e lundrimit

TRUMP NË QORRSOKAK? Bomba, sanksione dhe dialog, strategjia që po përsëritet ndaj Iranit Botë

TRUMP NË QORRSOKAK? Bomba, sanksione dhe dialog, strategjia që po përsëritet ndaj Iranit

TENSIONET NË RRITJE/ Raportohet për shpërthime në lindje të Teheranit Botë

TENSIONET NË RRITJE/ Raportohet për shpërthime në lindje të Teheranit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT