Prej disa javësh, reperi i njohur Feronit Shabani ishte në kërkim nga Policia e Kosovës.
Ai është arrestuar tashmë gjatë mbrëmjes së djeshme në një nga pika kufitare të Kosovës. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i policisë për rajoni e Gjilanit Ismet Hashani, i cili është prononcuar për ‘”Gazeta Express”.
“Është arrestuar mbrëmë, ka qenë në kërkim për rast një rast “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Arrestimi është bë në një nga pikat kufitare në Kosovë. Me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”- ka deklaruar ai.
Kujtojmë se reperi akuzohet se ka qëlluar me armë zjarri nga makina e tij gjatë orëve të mbrëmjes dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacion Policor Gjilan me datën 28.12.2022 në orët e mbrëmjes ka pranuar në informacion se i dyshuari F.Sh (1994) shtetas i Kosovës me veturën e tij ka shkuar në një lagje të qytetit të Gjilanit dhe po sa ka dalë nga vetura ka shtënë një herë me armë zjarri dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Nga kjo e shtënë nuk ka pësuar lëndime trupore askush. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të policisë të cilat kanë bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes.I dyshuari ende nuk është takuar dhe është në kërkim nga ana e Policisë së Kosovës. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të iniciohet rast për veprën penale, ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ ndërsa rrethanat se si ka ndodhur rasti janë duke u hetuar nga ana e Njësisë së Hetimeve të Stacionit Policor Gjilan”, ka bërë të ditur asokohe zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.


