• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIM KURTI-VUÇIÇ NË BRUKSEL PËRPARA FUNDIT TË JANARIT/ Lajçak dhe Escobar në Prishtinë dhe Beograd në fundjavë
Home
Rajon

TAKIM KURTI-VUÇIÇ NË BRUKSEL PËRPARA FUNDIT TË JANARIT/ Lajçak dhe Escobar në Prishtinë dhe Beograd në fundjavë

17 January, 2023 s.autor Rajon

Të premten mbërrijnë në Prishtinë dy diplomatët e lartë të BE-së dhe Amerikës, Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar. Në fokous të takimit të tyre me autoritetet në Prishtinë pritet të jenë përgatitjet për takimin e radhës në Bruksel mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçuçit.

Amerikanët dhe evropianët po i japin shtysë të re dialogut për të shkuar drejt një marrëveshjeje përfundimtare që ka në qendër njohjen reciproke. Në themel të dialogut në Bruksel është plani franko – gjerman, i cili mbështetet edhe nga amerikanët.

eri të Kosovës, Vuçiç hedh poshtë deklaratat e Kurtit: Gënjeshtër dashakeqe, është kundër rregullores tonë
Mediet në Prishtinë shkruajnë se gjatë takimeve që Escobar dhe Lajçak do të kenë në Prishtinë dhe Beograd, fokusi kryesor do të jetë propozimi për një marrëveshje bazë krahas organizimit të takimit Kurti – Vuçiç për arritjen e marrëveshjes për këtë propozim.

Synimi i Brukselit është që takimi Kurti-Vuçiq të bëhet para fundit të janarit. Ndërkohë, një problem i shfaqur në marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit është fushata serbe kundër pavarësisë së Kosovës dhe anëtarësimit të saj në organizatat ndërkombëtare që ka nisur në 2017-ën. Diplomatët kosovarë kanë intensifikuar takimet me homologët e tyre që vijnë nga shtetet që Serbia pretendon se kanë tërhequr njohjen e Kosovës, shkruajnë mediet në Prishtinë.

Diplomatët e Kosovës janë takuar me homologë të ndryshëm të vendeve që Serbia pretendon se kanë tërhequr njohjen, duke nxjerrë në pah se Beogradi më shumë bën propagandë se ka tërheqje të njohjeve të pavarësisë. Sipas ekspertëve të fushës të së drejtës ndërkombëtare nuk mund të tërhiqen njohjet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET E PARA/ Kërkohej prej disa javësh nga Policia e Kosovës, ARRESTOHET Fero Fera
Previous article SITUATA E MOTIT NË VEND/ Peleshi: Nuk ka situata problematike, shtabet e Bashkive janë në gadishmëri

s.autor

Postime të ngjashme

MOMENTE PANIKU NË GREQI/ Defekti në motor shkakton thyerjen e dritares së avionit Rajon

MOMENTE PANIKU NË GREQI/ Defekti në motor shkakton thyerjen e dritares së avionit

ZJARR PRANË BIZNESEVE NË GREQI/ 6 të plagosur, dy në gjendje kritike. Helikopterë dhe dhjetëra zjarrfikës në operacion Rajon

ZJARR PRANË BIZNESEVE NË GREQI/ 6 të plagosur, dy në gjendje kritike. Helikopterë dhe dhjetëra zjarrfikës në operacion

KOSOVË/ Kryeministri Kurti: BE ka miratuar 206 milionë euro fonde Rajon

KOSOVË/ Kryeministri Kurti: BE ka miratuar 206 milionë euro fonde

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT