• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DETAJI QË TRADHËTOI BOSIN E COSA NOSTRA/ Si u arrestua nga policia
Home
Nderkombetare

DETAJI QË TRADHËTOI BOSIN E COSA NOSTRA/ Si u arrestua nga policia

17 January, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Italia ka festuar ditën e djeshme arrestimin e mafiozit 60- vjeçar Matteo Messina Denaro, i cili ishte një nga objektivat kryesore të karabinierëve. Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, informacioni i marrë në polici se Denario ndodhej në një klinikë në Palermo për tu trajtuar nga tumori rezultoi vendimtar për arrestimin e një prej “kumbarëve” të fundit të mafies në Siçili.

Mafiozi 60-vjeçar, i kërkuar nga autoritetet italiane që prej vitit 1993, u arrestua teksa po dilte nga klinika private La Maddalena, e cila ishte bastisur tre ditë më parë nga policia pas një njoftimi.

Në momentin e arrestimit, Denaro kishte veshur rroba të shtrenjta dhe një orë me vlerë 38 mijë euro. Sipas burimeve policore, Denaro kishte më shumë se një vit që bënte kontrolle në këtë klinikë duke përdorur pseudonimin “Andrea Bonafede”.

“Shëndeti është një nga faktorët që i detyron ata që duan të fshihen të zbulohen herët a vonë”, tha kreu i Karabinierëve në një konferencë për shtyp në Palermo.

Ne e dinim që ai ishte i sëmurë. Në ditët e fundit ne konfirmuam se në këtë ditë të veçantë (d.m.th të hënën) do të shkonte në këtë klinikë një burrë që përputhej me skicat që kishim për Denaro”, shtoi ai, duke zbuluar detaje të operacionit për arrestimin e mafiozit.

Oficerët e policisë që kishin rrethuar klinikën panë Denaron të hynte në klinikë rreth orës 08:30 të së hënës me një kapele të bardhë dhe syze dielli, ndërsa kishte një test negativ për koronavirusin, i nevojshëm për t’iu nënshtruar trajtimit për virusin, tumorin dhe në analizat e gjakut.

Kur policia hyri në spital për ta arrestuar Denaro dyshohet se u përpoq të arratisej por kur kuptoi se ishte i rrethuar ai nuk bëri asnjë rezistencë. Kur u prangos, një oficer policie e pyeti “” si e ke emrin;” dhe 60-vjeçari mafioz i është përgjigjur “Unë jam Matteo Messina Denaro”.

Në të vërtetë, kur Denaro doli nga klinika me pranga në duar, dëshmitarët okularë që kuptuan se për kë bëhej fjalë, duartrokitën policët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRËSHQITJE GURËSH DHE DHERASH NGA MOTI I KEQ/ Bllokohet rruga e Prekalit në Shkodër
Previous article TEMPERATURË E LARTË, DHIMBJE E FORTË KOKE DHE KOLLË/ Konfirmohet virusi i rrallë RSV, një 16-vjeçar në intubim

s.autor

Postime të ngjashme

EVROPA DREJT NJË MODELI TË RI PËR HORMUZIN/ Në tryezë tarifat e lundrimit Botë

EVROPA DREJT NJË MODELI TË RI PËR HORMUZIN/ Në tryezë tarifat e lundrimit

TRUMP NË QORRSOKAK? Bomba, sanksione dhe dialog, strategjia që po përsëritet ndaj Iranit Botë

TRUMP NË QORRSOKAK? Bomba, sanksione dhe dialog, strategjia që po përsëritet ndaj Iranit

TENSIONET NË RRITJE/ Raportohet për shpërthime në lindje të Teheranit Botë

TENSIONET NË RRITJE/ Raportohet për shpërthime në lindje të Teheranit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT