• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET E 14 MAJIT/ Ilir Meta: Test i rëndësishëm për demokracinë dhe opozitën. Berisha është legjendë, nuk ka nevojë të jetë kryetar që të jetë lider
Home
Politikë

ZGJEDHJET E 14 MAJIT/ Ilir Meta: Test i rëndësishëm për demokracinë dhe opozitën. Berisha është legjendë, nuk ka nevojë të jetë kryetar që të jetë lider

27 December, 2022 s.autor Politikë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur ditën e sotme për zgjedhjet e 14 Majit. Në një intervistë në RTSH, Meta u shpreh se opozita do të dalë i fituar duke e cilësuar këtë proces një test për demokracinë dhe opozitën.

“Kërkesa për largimin e qeverisë është një kërkesë e përditshme dhe së cilës i ka kaluar koha, qeveria duhej larguar prej kohësh pasi qëndron në pushtet në mënyrë jolegjitime, dhe tjetërsimit të votës.

Ndërkohë 14 maji është një datë që s’mund të shtyhet dhe ky është lajm i mirë për çdo zhvillim. Përpara 14 majit do ishte i mirëpritur dhe kërkon angazhimin e opozitës për të ecur përpara në prioritetin për largimin e qeverisë. 14 maji do jetë test i rëndësishëm për demokracinë tonë, për opozitën”, tha Meta.

Ai u ndal edhe te situata brenda Partisë Demokratike. Meta i cilësoi përplasjet të stisura nga Edi Rama. “Këto janë teknikalitete të parëndësishme përballë energjisë në rritje të këtij koalicioni opozitar. Në këto zgjedhje qytetarët duhet të kenë 2 fletë votimi, për kandidatin dhe fleta për të zgjedhur partinë për çështjen e këshillave. E para është e zgjidhur, në Tiranë Belind Këlliçi, në Durrës Igli Cara dhe në Elbasan Luçiano Boçin, që janë 3 personalitete dhe super kandidatë për gjithëpërfshirjen që do sjellin për komunitetin.

Metamorfoca e PD ka marrë fund që në 11 nëntor të vitit të kaluar dhe tashmë i është rikthyer misionit për të cilin ka nevojë shoqëria dhe është forca kryesore sot e opozitës. Një forcë shumë e fuqishme e cila pa diskutim në bashkëpunim me PR dhe forcat e tjera politike opozitare të vërteta do arrijë një sukses të padiskutueshëm në zgjedhjet e 14 majit. Janë probleme të stisura nga Rama që qeverisjen e tij e ka bazuar te përpjekja për të korruptuar politikanë të opozitës dhe përçarë opozitën sa të jetë e mundur. Ky është investim i qartë për gjithë opinionin publik. Kjo është një politikë destruktive dhe e dalë boje e partisë e cila do jetë pothuaj zero. Ne do bëjmë përpjekje për unifikim të plotë të elementëve opozitarë që duan ndryshim”, u shpreh Kreu i Partisë së Lirisë.

Ai e cilësoi Berishën legjendë me kontribute të jashtëzakonshme në historinë e vendit. Meta u shpreh se Berisha nuk ka nevojë të ketë kryetar që të jetë lider.

“Berisha është një legjendë me kontribute të jashtëzakonshme në 32 vite në historinë e vendit tonë. Nuk është i rastësishëm por për arsye të cilësive që një liderpship të lindur dhe kultivuar me pasion e këmbëngulje. Aktualisht po bën një punë shumë të mirë në luftën kundër korrupsionit dhe rivendosjes së vlerave të lirisë dhe demokracisë.

Berisha ka disa cilësi të karakterit që nuk i kanë shumë persona, nuk ka patur dhe s’ka nevojë të jetë kryetar që të jetë lider, pasi është një lider i lindur. Mendoj që është i përkushtuar ndaj interesit kombëtar në mënyrë shumë pasiononte dhe pa asnjë diskutim që ka disa vlera të cilat të bëjnë që ta respektosh dhe pse për disa çështje politike mund të mos kesh të njëjtat mendime me të.

I ka bërë shërbime të mëdha demokracisë në vend, rikthimin e tij në PD, rikthim transparent. Po flasim për procese që janë zhvilluar në prezencë të qytetarëve, mediave dhe është konfirmuar në mënyrë legjitime si lider”, tha Meta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ASKUSH MË I MIRË SE AI/ Futbollisti i Liverpulit hyn në historinë e Premier Ligës pas sfidës me Aston Vilën
Previous article DETAJET/ “Sekretet e burgjeve”, lidhja e vrasjeve të dy shqiptarëve në Athinë dhe biznesmenit në Tiranë, ortakëria e drogës dhe hetimet

s.autor

Postime të ngjashme

"SERBIA, NJË KAFSHË E ÇUDITSHME"/ Rama për nderimet ndaj Ratko Mlladiç pas vdekjes: Ç'është ky humor? Breaking News

"SERBIA, NJË KAFSHË E ÇUDITSHME"/ Rama për nderimet ndaj Ratko Mlladiç pas vdekjes: Ç'është ky humor?

ZJARRET NË HIMARË DHE FIER/ Re agon kryeministri Rama: Do bëhet vlerësimi i dëmeve, situata është nën kontroll Breaking News

ZJARRET NË HIMARË DHE FIER/ Re agon kryeministri Rama: Do bëhet vlerësimi i dëmeve, situata është nën kontroll

RAMA NË ITALI PËR FORUMIN NË CERNOBBIO/ Sot në panel bashkë me kryeministrin kroat Plenković për “Mesdheun e zgjeruar” Politikë

RAMA NË ITALI PËR FORUMIN NË CERNOBBIO/ Sot në panel bashkë me kryeministrin kroat Plenković për “Mesdheun e zgjeruar”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT